Shëndetësi

nën92020

Mungesa e vitaminës D mund të shtojë rrezikun për t'u sëmurur me Covid-19

Sipas një studimi të ri të botuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism", mbi 80% e 200 pacientëve me Covid-19 të shtruar në një spital në Spanjë, shfaqën mungesë të vitaminës D. "Vitamina D është një hormon i prodhuar nga veshkat, që kontrollon përqendrimin e kalciumit në gjak dhe ndikon në sistemin imunitar. Mungesa e vitaminës D ka qenë e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, megjithëse kërkimet janë ende në vazhdim për të kuptuar se si ndikon hormoni në sistemet e tjera në trup", shpjegon José Hernández (Spitali Marqués de Valdecilla-IDIVAL dhe Universiteti Cantabria, në Santander në Spanjë), autori kryesor i studimit.

Studiuesit donin të verifikonin cilat ishin vlerat e vitaminës D te njerëzit e shtruar në spital për infeksionin Sars-CoV-2 për të vlerësuar një ndikim të mundshëm të këtij elementi në sëmundje. Kështu, ata zbuluan se 80% e 216 pacientëve të shtruar në Spitalin Universitar Marqués de Valdecilla për shkak të infeksionit të ri nga coronavirusi kishin një mungesë të vitaminës D dhe se burrat kishin nivele më të ulëta të vitaminës D sesa gratë. Pacientët Covid-19 me nivele më të ulëta të vitaminës D, kishin nivele më të larta sierike të shenjuesve inflamatorë si ferritina dhe D-dimeri.
"Shumë studime nënvizojnë efektin e dobishëm të vitaminës D në sistemin imunitar, veçanërisht në drejtim të mbrojtjes nga infeksionet", thonë autorët. Sipas ekspertëve, një qasje për të parandaluar Covid-19 mund të jetë identifikimi dhe trajtimi i mungesës së vitaminës D, veçanërisht tek individët me rrezik të lartë siç janë të moshuarit, pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese dhe banorët e azileve, apo popullsitë kryesore që janë shënjestër për sëmundjen. Për më tepër, studiuesit besojnë se do të ishte mirë të rekomandohej trajtimi me vitaminë D për pacientët me Covid-19 të cilët kanë nivele të ulëta të molekulës në qarkullim, pasi kjo qasje mund të ketë efekte të dobishme si në sistemin muskuloskeletal, ashtu edhe në sistemin imunitar.


J Clin Endocrin Metabolism 2020. Doi: 10.1210/clinem/dgaa733
https://doi.org/10.1210/clinem/dgaa733


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC