Shëndetësi

sht152021

Covid-19 dhe mungesa e vitaminës D. Endokrinologët: dëshmi të qarta të lidhjes mes tyre

Sot ka dëshmi të qarta se mungesa e vitaminës D në gjak është ndër faktorët e përfshirë në incidencën dhe veçanërisht, në ashpërsinë e Covid-19, gjë që ka nxitur një numër të konsiderueshëm studimesh të thelluara ndërkombëtare të cilat janë në zhvillim e sipër. Kështu ka deklaruar Andrea Giustina, profesor i Endokrinologjisë në Universitetin e San Raffaeles dhe koordinator shkencor i Konsensusit për Vitaminën D, së cilës i është kushtuar Konferenca V Ndërkombëtare e Polemikave mbi Vitaminën D, mbajtur në Streza.

 

Hipotezë e saktë mbi nivelet e ulëta të vitaminës D dhe sëmundjes Covid-19

Lidhja midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe Covid-19 ishte hamendësuar para shpërthimit të pandemisë në Itali, ne një punim të botuar në Mars 2020 në British Medical Journal. Giustina shpjegon se "në atë kohë, punimi ishte rezultat i një reflektimi personal, i lidhur me segmentin e popullsisë së prekur, atë më të moshuar dhe me faktin se në Itali, veçanërisht në rajonet veriore, ku Covid-19 ka goditur më së shumti dhe herët, mungesa e vitaminës D është jashtëzakonisht e përhapur".
"Reflektimi, komenton eksperti në një shënim, doli se ishte i saktë dhe sot ne kemi prova të qarta se mungesa e vitaminës D në gjak është ndër faktorët e përfshirë në incidencën dhe veçanërisht, në ashpërsinë e Covid-19, gjë që ka nxitur një numër të konsiderueshëm studimesh të thelluara ndërkombëtare". Pika e nisjes nga ekspertët është të shikuarit e Covid-19 si një sëmundje multi-sistemike, për të sqaruar si mekanizmat endokrinologjikë, ashtu edhe ekzistencën e një fenotipi të vërtetë osteo-metabolik të Covid-19: "Ky fenotip, për të cilin kemi dëshmi, sqaron Giustina, ka tre përbërës të njohur: hipokalcemia, fraktura vertebrale dhe hipovitaminoza D".

 

Mungesa e vitaminës D te të moshuarit

Eksperti kujton gjithashtu të dhënat e Institutit Italian të Statistikave për vdekjet në periudhën shkurt-nëntor 2020: 57,647 ndodhën te njerëzit pozitivë me Covid-19, me rreth 1% të subjekteve nën moshën 50 vjeç dhe 60% në grupin e të moshuarve mbi 80 vjeç. Gjatë krahasimit tonë ne prekim temën tradicionale të mungesës së vitaminës D te të moshuarit, se sa ndikon në shëndetin e tyre skeletor dhe në strukturën e muskujve, me një shtim të rrezikut për t'u rrëzuar dhe për këtë arsye, për fraktura". Por, edhe keqpërthithja është "një faktor negativ shtesë që rëndon një situatë të mundshme të hipovitaminozës D", shton ai duke iu referuar sëmundjeve gastrointestinale, siç janë sëmundjet inflamatore kronike dhe celiakia. "Obeziteti dhe diabeti janë dy sëmundjet më të evidentuara te pacientët e shtruar në spital për shkak të Covid-19", përfundon Giustina. "Lidhja midis këtyre sëmundjeve dhe rrezikut të një forme më serioze të Covid-19 mund të jetë mungesa e vitaminës D. Kirurgjia bariatrike, e cila përdoret për të luftuar diabetin dhe obezitetin, krijon një situatë të keqpërthithjes që përkeqëson edhe më, problemin e hipovitaminozës D, tashmë i pranishëm".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC