Shëndetësi

shk242021

Laktoferrina mund të modifikojë inflamacionin e shkaktuar nga Covid-19

Sipas një studimi italian të botuar në revistën "Nutrients", laktoferrina, një proteinë e pranishme në disa sekrecione njerëzore, funksionon si modifikuese e përgjigjes imune antivirale, me efekte të moderuara kundër infeksionit Sars-CoV-2. "Rezultatet e studimit janë shumë interesante dhe inkurajuese, sepse ato na tregojnë se trajtimi parandalues me laktoferrinë, jo vetëm që përmirësoi përgjigjen imunitare antivirale me efekte të moderuara kundër infeksionit Sars-CoV-2, por, mbi të gjitha, modifikoi pozitivisht prodhimin e citokinave të shkaktuara nga virusi në qelizat intestinale, stuhinë e famshme të citokinave që, siç dihet, është mekanizmi mbizotërues i patogjenezës së Covid-19", shpjegon Fabrizio Pregliasco (Universiteti i Milanos), bashkautor i studimit.

Studiuesit vlerësuan se sa e dobishme mund të jetë laktoferrina e gjedhit në parandalimin e infeksionit Sars-CoV-2 in vitro dhe verifikuan se çfarë efektesh mund të ketë në përgjigjet imune dhe frenimin e replikimit viral. Analiza tregoi se laktoferrina reduktoi shprehjen e disa citokinave, të tilla si interleukina-6, të përfshira në stuhinë e citokinave, duke konfirmuar që proteina ka një veprim imunomodifikues gjatë rrjedhës së infeksioneve. Por autorët vunë në dukje gjithashtu se laktoferrina ishte në gjendje të ulte ndjeshëm shprehjen e gjeneve antivirale, të mbronte qelizat intestinale nga infeksioni Sars-CoV-2 dhe në këtë mënyrë, ka reduktuar pjesërisht replikimin viral. Në fund, Pregliasco dhe kolegët e tij vlerësuan në dy modele veprimin e laktoferrinës kundrejt Sars-CoV-2 përsa i përket parandalimit ose trajtimit.
"Në të dyja modelet u vlerësuan efektet mbrojtëse të laktoferrinës kundër infeksionit Sars-CoV-2, duke e vëzhguar zhvillimin e saj si një tregues i "forcës" parandaluese të laktoferrinës dhe duke monitoruar përgjigjet imunitare antivirale. Këto elemente japin mundësi për të ecur më tej, në mënyrë që të konfirmohet mundësia e përdorimit të laktoferrinës, si ndihmës në veprimtarinë imunitare, edhe për agjentët e tjerë bakterialë dhe infektivë", përfundon Pregliasco.


Nutrients 2021. Doi: 10.3390/nu13020328
https://doi.org/10.3390/nu13020328 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC