Shëndetësi

mar112021

Vaksinat Covid-19 dhe variantet. Disa janë më shqetësuese. Ja, se pse

Në një editorial të publikuar në "Jama" reflektohet mbi skenarët që mund të ndikojnë negativisht në fushatën e vaksinimit. Dy variantet që mund të dëmtojnë efikasitetin e vaksinave.

 

Në një editorial të botuar në "Jama", John Moore (Universiteti Cornell në Nju Jork) reflekton mbi skenarët e mundshëm që mund të ndikojnë negativisht në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19. Editorialisti ilustron evolucionin dhe përhapjen e dy kategorive të varianteve virale që mund të kenë implikime të ndryshme në efikasitetin e vaksinës. Skenari i parë përfshin variante që lindin kur viruset ARN si Sars-CoV-2 replikohen te njerëzit me qëllim infektimin e qelizave njerëzore në mënyrë më efikase dhe maksimizimin e replikimit të gjenomit të tyre. Kjo ndodhi gjatë pranverës së vitit 2020, kur varianti D614G u bë dominant në të gjithë botën dhe tani po ndodh me shtamin B.1.1.7 të zbuluar së pari në Britani, por tani i pranishëm kudo. Sidoqoftë, këto dy variante nuk duket se ulin efikasitetin e gjeneratës aktuale të vaksinave.

 

Variantet afrikane dhe braziliane. Ja, pse janë më shqetësuese

Kategoria e dytë përfshin, në fakt, variante më shqetësuese, B.1.351 dhe P.1, të cilat u shfaqën në Afrikën e Jugut dhe Brazil. Në fakt, këto viruse shfaqin ndryshime të sekuencës në pozicione kyçe, gjë që sugjeron një përzgjedhje duke u nisur nga antitrupat neutralizues që verifikohen te  njerëzit e infektuar ose tek ata të infektuar më parë me Sars-CoV-2. Pavarësisht nëse antitrupat neutralizues janë të induktuar nga infeksioni apo nga vaksinimi, ekspertët besojnë se një forcë ndërmjetëse e këtyre antitrupave mund të konsiderohet fajtore për këto evolucione të virusit. Në praktikë, kombinimi te një njeri i një ngarkese të lartë virale dhe një niveli nënoptimal të antitrupave neutralizues, është mjedisi në të cilin mund të shfaqen dhe përhapen format rezistente të virusit.
Aktualisht, shumica e studiuesve janë relativisht optimistë për faktin se efikasiteti i vaksinave të m-ARN-së nuk do të komprometohet në mënyrë të konsiderueshme nga variantet B.1.351 dhe P.1, por disa prej vaksinave aktuale, veçanërisht, Pfizer, Moderna dhe Novavax, kërkojnë dy doza dhe, ndonëse pas dozës së parë mund të zbulohen antitrupa neutralizues, ata janë të pakët në krahasim me vlerat që do të arrihen me dozën e dytë. Kur njerëzit infektohen pas dozës së parë, virusi mund të replikohet, në kontekstin e nivelit nënoptimal të antitrupave neutralizues. Studiuesit mendojnë se kombinimi i vaksinave të ndryshme është një qasje që mund të përmirësojë fleksibilitetin dhe performancën e përgjithshme të vaksinës dhe mund të testohet në studime të vogla.

 

Po punohet me vaksinat për të luftuar variantet

Ndërkohë, të gjitha kompanitë kryesore të vaksinave po punojnë për të luftuar variantet e reja, veçanërisht B.1.351. Moore përmend gjithashtu një problem tjetër me implikime të rëndësishme, atë të administrimit të vaksinës së m-ARN-së te njerëzit e shëruar nga Covid-19. Në fakt, studime në shkallë të vogël kanë treguar se një dozë e vetme e vaksinës së m-ARN-së rrit me shpejtësi titrat e antitrupave neutralizues te këta njerëz dhe i çon ata në nivele shumë të larta, duke e bërë dozën e dytë ndoshta të tepërt. Gjithashtu, vaksinat e m-ARN-së duket se shkaktojnë efekte të forta, megjithëse jetëshkurtra, te njerëzit që kanë qenë më parë të infektuar me Covid-19. Një zgjidhje e mundshme për këtë problem mund të jetë përdorimi në këtë popullatë i vaksinës proteinike Novavax, sapo ajo të miratohet.


JAMA 2021. Doi: 10.1001/jama.2021.3465
http://doi.org/10.1001/jama.2021.3465


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC