Shëndetësi

maj212021

COVID-19. Më shumë efekte anësore, nëse doza e dytë është një vaksinë tjetër

Kombinimi i llojeve të ndryshme të vaksinave, për të plotësuar imunizimin me dozat e para dhe të dyta, mund të çojë në një shtim, megjithëse të ulët, të efekteve anësore. Kjo është deklaruar nga një grup studiuesish të Universitetit të Oksfordit, i cili publikoi rezultatet e një studimi të ri, të filluar disa muaj më parë, të quajtur Com-Cov.

 

Shqyrtimi i vaksinave Astrazeneca dhe Pfizer-Biontech

Këto rezultate paraprake, të raportuara në një letër në "Lancet", vijnë nga një shqyrtim i vaksinave Astrazeneca dhe Pfizer-Biontech. Studimi synon sigurinë dhe efikasitetin e një qasjeje vaksinimi të kombinuar, e cila mund të jetë e dobishme kur përballemi me mungesë të dozave. Rekrutimi filloi më 11 shkurt 2021 dhe përfundoi më 26 shkurt 2021, me 830 pjesëmarrës të rastësishëm, të zgjedhur në një bazë prej 978 subjektesh. 463 pjesëmarrës u ndanë në mënyrë rastësore në katër grupe me një interval prime-boost 28-ditor dhe 367 pjesëmarrës të rastësishëm u ndanë në grupe me një interval prime-boost 84-ditor. Të 463 pjesëmarrësit në grupet e intervalit 28-ditor morën vaksinën e tyre të parë dhe 461 pjesëmarrës morën përforcuesin. Midis 463 pjesëmarrësve, mosha mesatare ishte 57 vjeç (norma 50-69), 212 (46%) pjesëmarrës ishin femra dhe 117 (25%) ishin nga pakicat etnike.

 

Shtim i efekteve anësore

Të dhënat e para për sigurinë dhe reaktogjenitetin raportuan një shtim të frekuencës së gjendjeve të temperaturës, lodhjes, dhimbjes së kokës, dhimbjeve artikulare e muskulare, gjendjes së keqe të përgjithshme. Një nga autorët, Mattew Snape, profesor i Pediatrisë dhe Vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, deklaroi se nga administrimi i vaksinës AstraZeneca të ndjekur nga vaksina Pfizer-Biontech dhe e anasjella, mund të verifikohen reagime anësore (afatshkurtra) dhe mund të rezultojë në reagime anësore më të shpeshta (afatshkurtra) pas dozës së dytë, krahasuar me një vaksinim jo të kombinuar.
Autorët deklaruan edhe se në këtë moment, të dhënat që disponojnë, nuk tregojnë një kriticitet në përgjigjen imune dhe ata shpresojnë të jenë në gjendje të bëjnë vlerësime të mëtejshme gjatë studimit. Po merret gjithashtu në konsideratë edhe përdorimi i acetaminofenit si një terapi për të zvogëluar efektet anësore. Studimet e mëtejshme të vlerësimit për vaksinat Moderna dhe Novavax, janë ende në vazhdim.

 

Cristoforo Zervos


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC