Shëndetësi

shk142022

Covid-19. Të shëruarit nga Omicroni, mund të sëmuren sërish

Një infeksion i mëparshëm SARS-CoV-2 ka pak efekt në parandalimin e një infeksioni të ri me variantin Omicron, megjithatë parandalon me një efektivitet rreth 90%, përshkallëzimin e sëmundjes në një formë të rëndë. Këto janë të dhënat kryesore të një studimi të kryer në Katar dhe të publikuar në New England Journal of Medicine.

Hulumtimi mori në konsideratë të gjitha riinfeksionet e regjistruara në Katar që nga fillimi i pandemisë, një analizë e mundësuar nga sistemi kapilar i mbledhjes së të dhënave, që është krijuar nga vendi i Gjirit Persik.
Krahasuar me variantet e tjera, Omicroni konfirmon aftësinë e tij më të madhe për të shmangur përgjigjen imune të zhvilluar nga një kontakt i mëparshëm me virusin. Në veçanti, efikasiteti mbrojtës i një infeksioni të mëparshëm ka rezultuar:

90.2% ndaj variantit Alfa,
85.7% ndaj variantit Beta,
92% ndaj variantit Delta dhe,
vetëm 56% ndaj variantit Omicron.

Gjërat ndryshojnë kur marrim parasysh se sa shumë mbron të kesh qenë sëmurë me Covid-19, jo thjesht nga një infeksion i ri, por nga mundësia që sapo të infektoheni të përballeni me një formë serioze ose vdekjeprurëse të sëmundjes. Në këtë rast, efektiviteti rezultoi 69.4% kundrejt variantit Alpha, 88% kundër Beta, 100% kundër Delta dhe 87.8% kundër variantit Omicron.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC