Shëndetësi

mar102022

Covid-19 në hundë dhe fyt. Arsyet e infektueshmërisë më të madhe të Omicronit

Është zbuluar një nga mekanizmat që qëndron në themel të infektueshmërisë më të madhe të variantit Omicron, i cili ngulitet brenda qelizave të hundës dhe fytit. Kjo hipotezë konfirmohet nga një studim klinik i kohëve të fundit, i koordinuar nga Giuseppe Lippi, president i Shkollës së Mjekësisë dhe Kirurgjisë të Universitetit të Veronës, dhe u krye nga Gian Luca Salvagno, profesor i biokimisë klinike dhe drejtor i Laboratorit të Analizës në spitalin e Pederzolit, nga Martina Montagnana, profesoreshë e biokimisë klinike në universitet, në bashkëpunim me Brandon M. Henry, studiues në Institutin e Kërkimeve Biomjekësore të Teksasit në San Antonio. Ky hulumtim është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare Journal of Infection.

Hulumtimi tregon se si subjektet e infektuara me të ashtuquajturin variant afrikan të SARS-CoV-2 kanë një ngarkesë virale shumë të lartë në nazofaring, deri në katër herë më të lartë se ata të prekur nga variantet e mëparshme të Alfës dhe Deltës. Ky përqendrim i lartë në traktin e sipërm respirator do të funksiononte si një "barrierë", duke i dhënë mundësi sistemit imunitar ta luftonte virusin atje, duke e bërë më të vështirë kalimin e infeksionit në mushkëri.

"Pikërisht ngarkesa e lartë virale në nazofaring do të ndihmonte për të shpjeguar infektivitetin më të madh të vërejtur në shumë studime epidemiologjike të variantit Omicron - shpjegojnë studiuesit - si dhe përhapjen e tij intensive në rrethana të favorshme për infektim, për shembull gjatë grumbullimeve masive ku njerëzit nuk përdorin maska. Në të njëjtën kohë, demonstrimi i një kapaciteti superior replikues të virusit në traktin e sipërm respirator do të ndihmonte për të justifikuar ashpërsinë më të ulët të vërejtur te pacientët me infeksion të variantit Omicron, në krahasim me shtamet e mëparshme virale, pasi kjo do t'i jepte mundësi sistemit imunitar të reagonte më shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj virusit, përpara se infeksioni të përhapej në mushkëri."


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC