Shëndetësi

mar182022

Covid-19. Mjekja Entela Basha: Është rritur numri i pacientëve me pasoja afatgjata neurologjike

Covid-19 ka dëmtuar nervat periferikë të pacientëve, duke u shkaktuar probleme afatgjata, si: mungesë përqendrimi, konfuzion, apo lodhje e përhumbje. Mjekët neurologë konfirmojnë shtimin e numrit të pacientëve që, për shkak të Covidit, kanë probleme neurologjike që nga më të thjeshtat e deri tek ishemitë apo trombozat.

"Sigurisht, na është rritur numri i pacientëve që vijnë për vizitë për shkak të problemeve neurologjike që u ka shkaktuar Covidi. Është vënë re që janë shtuar polineuropatitë, aksidentet vaskulare dhe duke qenë se problemet neurologjike janë patologji që lidhen me problemet kardiake apo me probleme të diabetit, sëmundje të cilat i ka rënduar virusi, një gjë e tillë është manifestuar edhe te pacientët tanë", shprehet dr. Entela Basha, mjeke nuerologe në Qendrën Spitalore Universitare.
 
Mjekja Basha shpjegon se virusi i Covidit ka dëmtuar nervat periferikë, duke i zhveshur ata nga melina dhe duke shkaktuar polineuropati te personat që nuk e kanë pasur më parë.

"Virusi u ka prekur nervat, duke i zhveshur nga melina. Unë do t'i krahasoja me zhveshjen e telave të korentit që kanë brenda ato fijet e holla; ashtu ka ndodhur me nervat, që nuk i transmetojnë sinjalet në tru, si më parë. Kjo bën që pacientët të kenë vështirësi në lëvizjen e duarve, këmbëve apo dhe ngadalësim të tyre", shprehet mjekja Basha.

Shumë pacientë që kanë kaluar Covidin, kanë manifestuar humbje të nuhatjes apo të shijes dhe sipas mjekes neurologe, këto kanë qenë simptoma afatshkurtra, ndërkohë që polineuropatitë janë pasoja afatgjata që ka lënë virusi i Covidit te pacientët, sidomos tek ata që kanë kaluar formë të rëndë të sëmundjes.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC