maj232023
Varësitë dhe abuzimi me substancat. Stërvitja përmirëson rikuperimin
Një studim i botuar në "PLOS One", tregon se përfshirja e aktivitetit fizik në trajtimin e varësisë nga kokaina, opioidet, kanabisi dhe alkooli përmirëson rikuperimin nga një sërë çrregullimesh të shkaktuara nga përdorimi i substancave. Studiuesit kryen një kërkim sistematik të të gjitha studimeve të publikuara në shtatë baza të të dhënave shkencore dhe i krahasuan trajtimet për çrregullimet nga përdorimi i substancave që përfshinin ushtrimet fizike me trajtimet e pa kombinuara me ushtrime fizike. U identifikuan gjithsej 43 artikuj dhe u përfshinë mbi 3000 pjesëmarrës. Rutinat e stërvitjes ishin të ndryshme në programe të ndryshme, por më së shpeshti përfshinin vrapim të lehtë rreth tre herë në javë, stërvitje me pesha, ecje, joga ose çiklizëm.
Stërvitja përmirëson humorin dhe reduktojn depresionin dhe ankthin
Studiuesit krahasuan rezultatet e studimeve të ndryshme, dhe arritën në përfundimin se ushtrimet fizike sillnin përfitime të caktuara. Në mënyrë të veçantë, njerëzit që stërviteshin rregullisht e ndaluan ose reduktuan përdorimin e substancave në 75% të studimeve që hetuan mbi këtë temë. "Ushtrimet fizike kanë kaq shumë përfitime për ata që arrijnë të kapërcejnë një varësi", tha Weinstock, autori kryesor i studimit, duke specifikuar se është vënë re një ndryshim i menjëhershëm i humorit pas stërvitjes, dhe me kalimin e kohës, stërvitja fizike redukton depresionin dhe ankthin, të cilat shpesh janë shoqëruese të varësive. Ushtrimet fizike ndihmojnë për shërimin e trurit tonë nga efektet e dëmshme që sjell që abuzimi me substancat".
"Në studimet e kafshëve, për shembull, përdorimi i drogave të tilla si kokaina, metamfetamina ose alkooli dobëson ose vret qelizat e trurit dhe redukton neurogjenezën, proces me të cilin truri krijon neurone të reja. Stërvitja, nga ana tjetër, rrit neurogjenezën dhe forcojnë shëndetin e neuroneve ekzistuese", vazhdon autori.
Stërvitja fizike mund të dëmtojë përpunimin e dopaminës
Autorët vënë në dukje se efekti më intrigues dhe konsekuent i stërvitjes është se si ai mund të ndryshojë sistemin e shpërblimit të trurit, i cili drejton atë që na pëlqen, duam dhe kërkojmë. Shumica e substancave abuzuese aktivizojnë në mënyrë të egër sistemin e shpërblimit, dhe në veçanti prodhimin dhe marrjen e dopaminës. Por, stërvitja mund të ndryshojë përpunimin e dopaminës, duke e bërë potencialisht ushtrimin më të këndshëm sesa barnat.
"Rezultatet sugjerojnë se ekzistojnë prova premtuese që aktiviteti fizik mund të jetë i dobishëm për pacientët me çrregullime për shkak të përdorimit të substancave. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme që përfshijnë gjithashtu pjesëmarrës me sëmundje shoqëruese mendore, përshkruajnë aktivitetin fizik dhe monitorojnë respektimin e aktivitetit do të ndihmojë në reduktimin e paragjykimeve metodologjike dhe do të lejojë rezultate të qarta që mund të përgjithësohen", përfundojnë autorët.
Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor
Burimi:
PLoS ONE 18(4): e0283861. DOI: 10.1371/journal.pone.0283861