Shëndetësi

kor252023

Trajtimi i sklerozës së shumëfishtë që në simptomat e para, redukton paaftësinë

Njerëzit që fillojnë të marrin medikamente menjëherë pas shfaqjes së shenjave të para të sklerozës së shumëfishtë mund të kenë një rrezik më të ulët për të përjetuar paaftësi me kalimin e viteve, sipas një studimi të botuar në "Neurology".

"Ne kemi vënë re se nisja e trajtimit gjashtë muaj pasi janë shfaqur simptomat e para redukton rrezikun për të përjetuar paaftësi me kalimin e viteve", shpjegon Alvaro Cobo-Calvo nga Universiteti Autonom i Barcelonës, autori kryesor i studimit. Studiuesit shqyrtuan 580 njerëz të cilët kishin përjetuar episodin e parë të simptomave, të tilla si: ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, dobësi muskulore ose probleme me ekuilibrin, dhe që kishin marrë të paktën një medikament modifikues për sëmundjen. Ekspertët i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe, 194 persona të trajtuar brenda gjashtë muajve nga episodi i parë i shfaqjes së simptomave, 192 persona të trajtuar ndërmjet 6 dhe 16 muaj pas episodit të parë dhe 194 të trajtuar më shumë se 16 muaj pas episodit të parë dhe vlerësuan paaftësitë e secilit me pikë nga 0-10.

Një total prej 42 personash (23%) në grupin e parë të trajtimit arritën një rezultat të paaftësisë prej 3 pikësh, që do të thotë se ata mund të ecnin pa ndihmë, edhe pse kishin paaftësi të moderuar në fusha të tilla si funksioni motorik, aftësitë e shikimit ose të të menduarit, ose më shumë se një paaftësi të lehtë në fusha të tjera.

Ndërsa grupin e fundit, numri i personave me indeks të aftësisë së kufizuar prej 3 pikësh ishte 75 (43%). Pjesëmarrësit në grupin e parë të trajtimit kishin gjithashtu një rrezik 60% më të ulët për të kaluar në fazën tjetër të sëmundjes, krahasuar me ata të grupit të fundit. Studiuesit zbuluan gjithashtu se pacientët në grupin e parë të trajtimit kishin një shkallë më të ulët të përparimit të aftësisë së kufizuar dhe ashpërsi më të ulët të aftësisë së kufizuar sesa ata në grupin e fundit të trajtimit.

Autorët theksojnë se studimi ka disa kufizime, duke qenë se ai përfshinte vetëm pacientë që në momentin e shfaqjes së simptomave të para ishin 16-50 vjeç, dhe për këtë arsye nuk mund të arrijnë përfundime që nuk janë të zbatueshme për pacientët më të vjetër se 50 vjeç ose me sklerozë të shumëfishtë me fillim të vonë.

 

Neurology 2023. Doi:10.1212/WNL.0000000000207664
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000207664


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC