sht202023
ADHD-ja. Gabimet gjatë mjekimit, më të shpeshta te pacientët më të rinj në moshë
Në një studim të botuar në "Pediatrics", studiuesit nga "Center for Injury Research and Policy" në bashkëpunim me Central Ohio Poison Center pranë Spitalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve në Ohio të udhëhequr nga Gary Smith, ekzaminuan karakteristikat dhe tendencat e gabimeve terapeutike gjatë trajtimeve në mjediset jashtë spitalore për çrregullimin e deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) tek individët nën 20 vjeç duke përdorur të dhëna nga qendrat e kontrollit të helmeve në SHBA.
Sipas studiuesve, numri vjetor i gabimeve në mjekime gjatë terapisë të lidhura me ADHD-në u rrit në 299% nga viti 2000 në 2021. Përgjatë periudhës së studimit, u verifikuan 87,691 raste gabimesh në mjekim gjatë terapisë që përfshinin medikamentet të lidhura me ADHD-në si substancën primare, me një mesatare prej 3,985 individësh në vit. Tendenca e përgjithshme tregoi se burrat ishin të përfshirë në përafërsisht 93% e ekspozimeve ndaj gabimeve kanë ndodhur në shtëpi. Ndër gabimet e mjekimit që përfshijnë medikamentet të lidhura me ADHD-në si substancë parësore, problemet më të zakonshme ishin marrja ose dhënia e mjekimit dy herë (54%), marrja ose dhënia e mjekimit të dikujt tjetër (13%) ose marrja apo dhënia e një mjekimi të gabuar (13%).
Në 83% të rasteve fëmijët e përfshirë nuk kishin nevojë për trajtim në një institucion shëndetësor, në 2,3% të rasteve kishte nevojë për hospitalizim, ndonjëherë edhe në terapi intensive. Nga ana tjetër, 4,2% e rasteve përjetuan një rezultat të rëndë mjekësor. Disa fëmijë pësuan gjendje axhitimi, dridhje, konvulsione dhe ndryshime në gjendjen mendore. Fëmijët më të vegjël se 6 vjeç kishin dy herë më shumë mundësi të pësonin një gjendje serioze mjekësore dhe më shumë se tre herë probabilitet të pranoheshin në një institucion shëndetësor sesa fëmijët e moshës 6 -19 vjeç.
"Për shkak se gabimet gjatë mjekimit për ADHD-në janë të parandalueshme, duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje edukimit të pacientit, personit kujdestar dhe zhvillimit të sistemeve të shpërndarjes dhe monitorimit të medikamenteve të sigurta për fëmijët. Një strategji tjetër mund të përfshijë kalimin nga shishet e pilulave në pako me një dozë, të tilla si marrja e medikamenteve me metodën blister, të cilat mund të ndihmojnë që të mbahet mend nëse një bar është marrë ose administruar tashmë", përfundojnë autorët.
Pediatricse2023061942.
https://doi.org/10.1542/peds.2023-061942