Shëndetësi

pri152024

Ndryshon skema e vaksinimit ndaj Pertusis, "Kolla e mirë"

Silva Bino: Do të shtojmë dy doza përforcuese tek fëmijët 

Shtimi i numrit të fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga Pertusis, apo kolla e mirë ka detyruar komitetin e ekspertëve të ndryshojë skemën e vaksinimit duke shtuar doza përforcuese. Nga 4 doza që bënin fëmijët deri në moshën dy-vjeçare, tanimë do të bëjnë 6 doza ndaj bakterit Pertus, duke shtuar vaksinën jo qelizore në moshën 4-5-vjeçare dhe në moshën 13-vjeçare. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, njëherësh eksperte e Komitetit të Imunizimit, Silva Bino shpjegon se janë bërë rekomandimet përkatëse, të cilat i kanë shkuar Ministrisë së Shëndetësisë.

"Duke qenë se ne përdorim vaksinimin Difteri, Tetanoz në moshën parashkollore, komiteti i ekspertëve ka sugjeruar që kjo vaksinë të jetë Difteri, Tetanoz, Pertus, duke përdorur në këtë rast Pertus jo qelizor, pasi Pertusi qelizor nuk duhet të përdoret në moshat 2 vjeç e lart dhe as te gratë shtatzëna. Po ashtu, komiteti ka rekomanduar që vaksinimi ndaj Pertusit të kryhet edhe në moshën 13-vjeçare", thotë ajo.

Bino shpjegon tregon ndryshimin mes vaksinës jo qelizore ndaj Pertusis, që kryhet nëpër konsultore dhe asaj që blihet  në farmaci. Madje shumë prindër preferojnë këtë të fundit, pasi kjo lloj vaksine jep më pak temperaturë dhe nuk i mundon shumë bebet e vogla. Bino thekson se të dyja vaksinat janë shumë të mira.

"Të dyja vaksinat janë shumë efikase, por ndryshe nga vendet e rajonit, të cilat kanë përdorur vaksinën jo qelizore dhe që kanë shumë raste me Pertusis, në Shqipëri ka më pak raste të përdorimit të vaksinës qelizore. Gjithsesi, shtimi i numrit të fëmijëve të prekur që nga fundit i vitit të kaluar, na detyron të ndryshojmë skemën e vaksinimit", shpjegon Bino.

Instituti i Shëndetit  Publik ka një bazë të dhënash për të gjitha vaksinat e kryera nga fëmijët, përfshirë edhe ato që janë blerë dhe do të duhet që mjekët pediatër të njoftojnë prindërit se kur do të duhet të bëjnë dozat përforcuese.

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC