Shëndetësi

jan62025

Kombinimi i vitaminës D me kalciumin redukton presionin e gjakut te obezët

Plotësimi i kombinuar i vitaminës D dhe kalciumit reduktojnë presionin e gjakut te të moshuarit obezë. Në mënyrë të veçantë, njerëzit me obezitet dhe nivele të ulëta të vitaminës D përjetuan ulje më të ndjeshme të presionit të gjakut si rezultat i këtij plotësimi. Kjo u tregua në Journal of the Endocrine Society nga një grup i udhëhequr nga Maya Rahme nga Universiteti i Bejrutit në Liban.

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka përditësuar së fundmi vlerat e referencës dietike për vitaminën D, duke treguar kërkesën ditore prej 600 njësive ndërkombëtare (IU) për të rriturit. Megjithatë, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminës D pasi dieta e tyre nuk plotëson marrjen e rekomanduar. Për më tepër, sipas autorëve, mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet kardiake dhe imunologjike, infeksionet dhe rrezikun e lartë për hipertension.

Studimet e mëparshme kanë gjetur një lidhje midis niveleve të 25-hidroksivitaminës D dhe presionit të gjakut por, pavarësisht kësaj, rezultatet e provave klinike me përzgjedhje rastësore kanë prodhuar rezultate kontradiktore mbi përfitimet e suplementimit të vitaminës D në sasi të larta dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e hipertensionit. Nisur nga kjo, studiuesit hetuan përdorimin e suplementeve të vitaminës D në një dozë më të lartë se sa rekomandohet për të ulur presionin e gjakut te të moshuarit obezë.

Efektet e plotësimit të vitaminës D në kombinim me kalciumin
Studimi shqyrtoi ndikimin e plotësimit të vitaminës D3 të kombinuar me kalciumin në presionin e sistolik dhe diastolik të gjakut. Analiza u krye nga të dhënat e mbledhura si pjesë e një studimi shumëqendror, dyfish të verbër me përzgjedhje rastësore dhe përfshiu 221 të moshuar me obezitet, të cilët u caktuan në mënyrë rastësore për të marrë 600 IU ose 3750 IU vitaminë D3 në ditë të kombinuar me një dozë kalciumi, gjatë një cikli një vjeçar.

Pasi krahasuan dy grupet, studiuesit zbuluan se dozë më e lartë e vitaminës D nuk demonstroi përfitime shtesë shëndetësore krahasuar me një dozë më të ulët. Megjithatë, ekipi vuri në dukje se përfitimet më të mëdha i vunë re njerëzit me obezitet dhe nivele të ulëta të vitaminës D. Në veçanti, presioni sistolik dhe ai diastolik i gjakut u ulën ndjeshëm, duke arritur vlerat e individëve që merrnin doza të larta të vitaminës D për 6 dhe 12 muaj terapi. Analizat e mëtejshme treguan se te njerëzit me një indeks të masës trupore (IMT) mbi 30, presioni sistolik i gjakut u ul në grupet që morën doza të larta dhe të ulëta, ndërsa ai diastolik u ul vetëm në grupin që mori dozë të lartë.

Prandaj, studimi arriti në përfundimin se mosha, hipertensioni, IMT-ja e lartë dhe doza e administruar e vitaminës D janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në përgjigjen e presionit të gjakut ndaj trajtimit me vitaminë D. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për t'i konfirmuar këto gjetje dhe për të përcaktuar dozën optimale të vitaminës D për menaxhimin e presionit të gjakut, siç përfundojnë studiuesit.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC