Farmaci

qer202023

Trajtimi intensiv i hipertensionit asimptomatik mund të sjellë më shumë dëme sesa dobi

Ulja intensive e hipertensionit arterial asimptomatik te të moshuarit e hospitalizuar për shkaqe jokardiovaskulare mund të çojë në mbitrajtim dhe të shkaktojë dëme në shëndet, sipas një studimi të botuar në "JAMA Internal Medicine".

"Rritjet asimptomatike të presionit të gjakut janë të zakonshme gjatë hospitalizimit dhe mund të lidhen me faktorë të tillë si dhimbjet, ethet, deliri, ankthi, medikamentet e reja dhe matjet e pasakta të tensionit. Në këtë kontekst, rekomandimet standarde ambulatore për uljen e presionit të gjakut nuk duhet të zbatohen domosdoshmërisht. Barnat antihipertensive mund të shkaktojnë ulje të tepërt të presionit të gjakut për një kohë të shkurtër, duke çuar deri në hipoperfuzion cerebral dhe vdekje", thotë Timothy Anderson nga Qendra Mjekësore Beth Israel Deaconess në Brooklyn, autori kryesor i studimit. 

Studiuesit zgjodhën 66,140 individë që kishin matje të shumta të presionit sistolik të gjakut prej të paktën 140 mmHg në 48 orët e para të hospitalizimit. Nga ky grup, 21.3% morën trajtim intensiv për presionin arterial, në rrugë intravenoze ose orale për të ulur presionin e gjakut në që në ditët e para të shtrimit në spital . Ekspertët vunë re se njerëzit pa prova të dëmtimit akut të organeve të trajtuar intensivisht për presionin e lartë të gjakut përjetuan më shumë ngjarje të padëshiruara, ndër të cilat: vdekshmëria e kombinuar brenda spitalit, transferimi në ICU, iktusi dhe dëmtimin renal akut. Një rrezik veçanërisht i lartë për efekte anësore u vu re në mesin e pacientëve të trajtuar me antihipertensivë intravenozë. Pacientët e trajtuar intensivisht kishin më shumë mundësi të përjetonin një episod hipotensiv me presion sistolik të gjakut nën 100 mmHg dhe gjithashtu kishin më pak mundësi ta linin spitalin. Për më tepër, në literaturën e pakët mbi këtë temë, nuk ka dëshmi të përfitimeve që mund të vijnë nga trajtimi spitalor i hipertensionit asimptomatik.

"Në mungesë të të dhënave nga studimet me përzgjedhje rastësore, gjetjet tona sugjerojnë se rruga më e sigurt për t'u ndjekur mund të jetë rishikimi i arsyetimit për matjen e presionit të gjakut në spital dhe rifokusimi i praktikës klinike. Dallimi midis hipertensionit simptomatik dhe atij asimptomatik mbetet pika kryesore e vendimit", përfundojnë autorët.

 

JAMA Internal Medicine 2023. Doi: 10.1001/jamainternmed.2023.1667
http://doi.org/10.1001/jamainternmed.2023.1667


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC