Njoftime

pri122021

Ndërron jetë doktori i shkencave Vigan Saliasi

Farmaceutika shqiptare ka humbur sot, një prej emrave të saj më të shquar, dr. shk. Vigan Saliasi, ish-kryetar i Shoqatës së Farmacistëve të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në faqen e tij zyrtare në Facebook. Kjo është një humbje tjetër e rëndë, pas humbjes së prof. dr. Skënder Durrësit, një emër i shquar i fushës së mjekësisë, autor i shumë librave që kanë qenë një ndihmesë e madhe në edukimin e brezave të rinj.

Dr. Vigan Saliasi, mbante titullin Doktor i Shkencave dhe ishte autor i disa shkrimeve dhe botimeve në fushën farmaceutike. Ai, gjithashtu, ka dhënë kontributin e tij në funksione të rëndësishme në institucione të fushës së farmaceutikës.

Në vitet 1983 - 1992 ka punuar si shef i Departamentit të Kontrollit të Cilësisë dhe Kontrollit Biologjik të Antibiotikëve dhe Tretësirave për Injeksion.
Në vitet 1992 - 1996 dhe tetor 2001 - korrik 2002 ka kryer detyrën e drejtorit të drejtorisë farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në vitet 1994 - 2009 ka qenë pedagog i jashtëm në fakultetin e mjekësisë dega Farmaci.
Në shkurt 2000 - tetor 2001 ka punuar si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë.
Në nëntor 2009 deri në vitin 2014, ka qenë pedagog me kohë të plotë në Universitetin Amerikan të Tiranës.
Nga viti 2006 deri në fund të vitit 2011, ushtroi funksionin e Presidentit të Këshillit Rajonal Tiranë, pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.
Në vitin 2012 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, funksion të cilin e ushtroi deri në nëntor të vitit 2017.
Ndarja nga jeta e doktor Viganit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.
Kandidati për deputet i PD-së Tritan Shehu, në një reagim në faqen e tij në Facebook, ka thënë se "Vigan Saliasi ishte një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm, me të cilin ka punuar ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, ngritjes së sistemit të sigurimeve shëndetësore etj.".

 

Farmacist33 iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC