dhj152015
Shtyhet Provimi i Shtetit
Ndonëse vetëm disa ditë më parë Agjencia Kombëtare e Provimeve publikoi datat për organizimin e Provimit të Shtetit për mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të parashikuar mes datave 17 dhe 23 dhjetor, një urdhër i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit e Sportit, ka vendosur shtyrjen e tij për në fund të muajit janar 2016.
Në njoftimin e AKP-së, shtyrja e datave të provimit motivohet me Urdhrin nr. 467 të lëshuar nga të dyja ministritë, i cili parashikon kryerjen e verifikimeve mbi procedurat e zhvillimit të provimit.
Bashkë me tri kategoritë e sipërpërmendura, Provimin e Shtetit në fund të muajit janar do ta japin edhe infermierët, mamitë, fizioterapistët, logopedistët, imazheristët dhe teknikët e laboratorit.