Shëndetësi

mar82016

Farmacistët e rinj do të japin dy provime në prill dhe në maj

Në dy muajt e ardhshëm farmacistët do t'i nënshtrohen dy provimeve: atij të Vlerësimit të Aftësimit Praktik dhe Provimit të Shtetit. Në njoftimin e publikuar në faqen e Urdhrit të Farmacistëve, sqarohet se nga data 5 deri në 7 prill 2016 do të zhvillohet në ambientet e UFSH-së Provimi i Aftësimit Praktik (VAP), ndërsa 28 marsi është data e fundit për regjistrimin në të, ku kandidatët duhet të dorëzojnë kërkesën për pjesëmarrje në VAP; librezën e praktikës; kartën e identitetit dhe fotokopjen e diplomës.

UFSH i ka ndarë në tre grupe pjesëmarrësit në provim bazuar mbi numrin e dosjes, ndërsa ka vënë në dispozicion për ata që janë përsëritës:rkesën për ritestim dhe faturën e përsëritjes së provimit.
Kështu, praktikantët me numër dosje nga 1920 në 1960 do t'i nënshtrohen provimit më dt.5 prill; në dt. 6 do testohen ata me numër dosje 1961 - 2000, ndërsa në dt.7 prill praktikantët me numër dosje 2001-2035 si dhe ata që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Sa i takon Provimit të Shtetit që do të organizohet në muajin maj, UFSH njofton datat e regjistrimit: 11 deri në 15 prill 2016. Përveç formularit të aplikimit, UFSH sqaron edhe mbi dokumentet e tjera që nevojiten për regjistrim. Kështu ata që e japin për herë të parë provimin iu kërkohet: formulari i aplikimit, fotokopje e kartës së identitetit, fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave, fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale, dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë, raporti mjeko-ligjor, dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale, mandat pagesa në llogari të AKP, 2 fotografi.

Ndërsa kandidatët përsëritës duhet të dorëzojnë: formularin e aplikimit, fotokopjen e diplomës universitare, fotokopje të kartës së identitetit, raportin mjeko-ligjor, dëshmi penaliteti; vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; mandat pagesën në llogari të AKP dhe 2 fotografi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC