sht92014
Provimi i shtetit për farmacistët, pyetjet e vlerësimit të aftësimit praktik
Në bazë të shkresës Nr. 1269.Prot. më datë 18.08.2014 të Agjensisë Kombëtare të Provimeve (AKP), bëhet me dije nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH) se provimi i shtetit për profesionin e farmacistit, do të organizohet ndërmjet datave 17/11/2014 - 15/12/2014.
Datat e dorëzimit të dosjeve të praktikantit do të jenë 13-14 tetor 2014.
Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet nga data 15-19 tetor 2014 sipas ndarjeve mëposhtme:
Data 15.10.2014 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1379 - 1418
Data 16.10.2014 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1419 - 1458
Data 17.10.2014 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1459 - 1498
Data 18.10.2014 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1499 - 1538
Data 19.10.2014 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1539 - 1578
Data 20.10.2014 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1579 - 1585, si dhe praktikantët e prapambetur.
Dorëzimi i dokumentave për provim shtetit, për studentët të cilët e kalojnë me sukses provimin e aftësimit praktik do të bëhet ditën e provimit të aftësimit praktik. Për personat përsëritës afati i fundit i dorëzimit të dokumentave për provim është data 25 tetor 2014.
Dokumentat që duhet të dorëzoni nëse hyni për herë të parë ne provim shteti janë:
1. Formular aplikimi.
2. Fotokopje e kartës së identitetit.
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listë notash.
4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
7. Raport mjeko ligjor.
8. Dëshmi penaliteti.
9. Vërtetim nga Prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
10. Fatura e pagesës për provimin e shtetit (në nr e llogarisë dhënë nga AKP).
11. 2 (dy) fotografi (format pasaporte).
Personat përseritës që dëshirojnë të hyjnë në provimin e shtetit për sezonin nëntor 2014 duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Raporti mjeko-ligjor;
2. Dëshmi Penaliteti;
3. Vërtetim nga Prokuroria që nuk është për ndjekje penale;
4. Fatura e pagesës për provimin e shtetit;5. Dy fotografi të formatit të pasaportës.
Në Download Center mund të shkarkoni listën e pyetjeve për vlerësimin e aftësimit praktik.
Për informacione të mëtejshme mund të drejtoheni tek UFSH, burimi i këtyre të dhënave.