sht232014
Nisën diskutimet mbi ndryshimet dhe shtesat në ligjin për UFSH
Dje më datë 22 shtator në orën 11 është mbajtur një seancë dëgjimore nga Komisioni për Punën Çështjen Sociale dhe Shëndetësinë, nën drejtimin e nënkryetares Klodiana Spahiu, me grupet e interesit për projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9150 i datës 30.10.2003, "Për urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë".
Znj. Diana Toma, presidente e UFSH prezantoi një sërë amendimesh që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të këtij urdhri, gjithashtu diskutoi dhe për centralizimin e komisioneve disiplinore të nivelit të parë e të dytë.
Gjatë diskutimeve, ajo kërkoi që mandati i kreut të Urdhrit të Farmacistit të kufizohet në dy mandate.
"Gjobat ose të gjitha tarifat e marra nga urdhri duhet ti mbeten urdhrit për menaxhimin apo ekzekutimin e funksioneve të tij", u shpreh Florian Xhafa, konsulenti juridik për Urdhrin e Farmacistëve.
Aktualisht Urdhri i Farmacistëve punon me komisione disiplinore me dy nivele, i pari i shpërndarë në rajone dhe i dyti central, si pasojë e ngërçeve të krijuar dhe eksperiencës së ngjashme të urdhrave të tjerë.
Znj. Toma tha në fjalën e saj "Ne propozojmë që komisionet disiplinore të vazhdojnë në dy nivele, por me nivel të parë dhe të dytë në formë central".