Shëndetësi

nën222016

Praktika profesionale për farmacistët, datat e regjistrimit

Farmacistët e rinj që do të kryejnë praktikën profesionale mes muajve  dhjetor 2016 - mars 2017, do të kenë mundësi të regjistrohen brenda datave 15 - 22 dhjetor 2016. Njoftimi i publikuar në faqen e Urdhrit të Farmacistëve, liston për praktikantët edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë në zyrat e UFSH që janë si më poshtë:

Kërkesë për zhvillimin e praktikës; vetëdeklarim; kontratë për kryerjen e praktikës profesionale; fotokopje e certifikatës të anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës; fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave; fotokopje e kartës së identitetit; raport mjeko-ligjor; fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë; tre fotografi (3x3.5 cm); si dhe mandat-pagesën në shumën 10000 lekë.

Praktika profesionale kryhet në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 vjet përvojë pune.

Të gjithë informacionin që ju nevojitet lidhur me procesin e regjistrimit dhe pyetjet e vlerësimit të aftësimit praktik i gjeni këtu.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC