Shëndetësi

pri292015

Provimi i Shtetit për farmacistët më 18 maj dhe fondi i pyetjeve

Urdhri i Farmacistëve ka bërë me dije se provimi i shtetit për farmacistët, do të organizohet më datë 18.05.2015. Provimi do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve në 4 orare të ndryshme: 9:00, 11:30, 14:00, 16:00. Sigurohuni që emri juaj të figurojë në listën e kandidatëve (klikoni këtu) si dhe kontrolloni orën e provimit në faqen zyrtare të AKP-së në adresën: www.akp.gov.al. Në rast se nuk e gjeni veten aty apo keni paqartësi te tjera dërgoni një email saktësues në adresën provimshteti@outlook.com para se të hyni në provim.

Dokumentet që duhet të keni me vete ditën e provimit janë:

- Kartë identiteti ose pasaportë (origjinalin)

- Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të Agjencisë Kombëtare të Provimeve sipas herës së pjesëmarrjes (në një bankë të nivelit të dytë ose postë)

- Në rast se keni ndryshuar mbiemër duhet të paraqisni certifikatën përkatëse që vërteton ndryshimin.

Rregullat për pjesëmarrjen në provim janë po të njëjtat:

- Duhet të paraqiteni në godinën e AKP-së 40 minuta para fillimit të provimit

- Ndalohen celularët dhe mjete të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit

- Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Në Download Center mund të shkarkoni fondin e pyetjeve (klikoni këtu)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC