Ushqyerje

qer132014

Ingredientët e nevojshëm për të parandaluar çrregullimet e syrit të lidhura me moshën

tags: SYRI, DIABETI
Plakja e popullsisë dhe incidenca e sëmundjeve të tilla si diabeti dhe obeziteti do të jenë shkaku i një rritjeje, në dekadat e ardhshme, të disa sëmundjeve të syrit, të cilat gjithashtu mund të evitohen nga një dietë e ekuilibruar, e pasur me disa ingredientë të veçantë.

Incidenca më e lartë e sëmundjeve të syrit verifikohet në moshat e mëdha: katarakta dhe degjenerimi makular senil janë dy nga çrregullimet më të zakonshme të shikimit për shkak të stresit oksidativ të lidhur me plakjen. Në bazë të këtyre sëmundjeve janë proçeset e oksidimit dhe të inflamimit të strukturave të syrit, veçanërisht të ndjeshme si ndaj efekteve të dritës dhe nga fenomene metabolike që me kalimin e kohës nëse nuk luftohen siç duhet mund të pengojnë shikimin. Opacifikimi i kristalinit, tipike e kataraktit, duket si rezultati i dëmit të shkaktuar nga radikalet e lira tek proteinat që e përbëjnë vetë atë. Degjenerimi makular senil shkakton një humbje progresive dhe të pakthyeshme të shikimit frontal dhe mprehtësisë; jo vetëm mosha, por edhe pirja e duhanit, tensioni i lartë dhe ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit djellor pa mbrojtjen e duhur janë faktorë që predispozojnë sëmundjen. Syri për të luftuar fenomenet oksidative ka zhvilluar natyrshëm një sistem mbrojtës të përbërë nga enzimat (glutation peroksidazë, glutation reduktazë, katalazë dhe superoksid dismutazë), dhe substanca antioksidante të tilla si vitamina, minerale dhe acide yndyrorë të polisaturuar, që duhet të sigurohen me dietën. Mundet që të jetë efekti sinergjik i të gjitha këtyre substancave që siguron mbrojtjen kundër dëmtimeve oksidative, sesa vetë lëndët ushqyese: studime të shumta kanë treguar se si secila prej tyre me mekanizma të veçantë luan një rol mbizotërues por asnjerë ekskluziv. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe për shëndetin e syrit rekomandon të konsumohen 5 ose më shumë porcione ditore frutash dhe/ose perimesh (≥ 400 g) kjo për të ndjekur një dietë të ekuilibruar që mund të sjellë vazhdimisht sasitë e duhura të ingredientëve antioksidantë dhe antinflamatorë.
Ja cilët janë ata ingredientë që luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syrit dhe burimet nga vijnë. Perimet me gjethe jeshile, drithërat (misër) dhe të verdhat e vezëve përmbajnë luteinë dhe zeaksaninë, dy ksantofilë që derivojnë nga beta-karoteni dhe që duket se mbrojnë fotoreceptorët e syrit nga rrezet intensive dhe të dëmshme të diellit, duke vepruar në sinergji me vitaminën E dhe antioksidantë të tjerë si acide të caktuara yndyrorë të polisaturuar omega 3. Vitamina E: në formën e alfa-tokoferolit sulmon radikalet e lira duke parandaluar një reaksion zinxhir të oksidimit të acidëve yndyrorë nga të cilat retina është e përbërë. Alfa-tokoferoli në këtë mënyrë humbet kapacitetin e tij antioksidues që rigjenerohet në vazhdimësi nga vitamina C, i pranishëm tek agrumet, boronica, domatet dhe brokoli. DHA (acidi dokosaesaenoik) dhe EPA (acidi eikosapentaenoik): ushqyes të bollshëm tek peshku, që duket se kanë një rol të veçantë në parandalimin e degjenerimit makular senil duke moduluar proçeset metabolikë të oksidimit, inflamimit dhe vaskularizimit. DHA është një përbërës i retinës: statusi i tij mund të ndryshojë fluiditetin dhe përshkueshmërinë e membranave, pra funksionalitetin e fotoreceptorëve vendosur mbi to.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC