sht52014
Piramida e vlefshme edhe për vitin e parë të jetës
Zakonet e të ushqyerit janë ndër faktorët e mjedisit që ndikojnë në zhvillimin e parakohshëm të obezitetit. Për të përcaktuar ushqyerjen në vitin e parë të jetës është përgatitur një piramidë ushqimore me udhëzime për ndarjen e vakteve në mënyrë korrekte gjatë ditës dhe javës.
Fillimi i mbarë është i rëndësishëm. Studimet vazhdojnë të evidentojnë se sa shumë mund të ndikojë ushqimi i parë tek foshnjat në zhvillimin e sëmundjeve në moshën e rritur. Stili i jetës dhe dieta në fakt njihen si faktorë përcaktues ambientalë. Njihet tashmë roli mbrojtës i ushqyerjes me gji, gjithnjë e më të shumta janë evidencat se sa vendimtare mund të jetë dieta e ndjekur gjatë periudhës së tranzicionit (pas shkëputjes së gjirit) deri në vitin e parë të jetës. Nën kujdesin e Institutit të Shkencave të Ushqimit të Universitetit "La Sapienza" të Romës piramida e ushqimit të fëmijës është skema dietike që ofron udhëzime mbi llojin, frekuencën dhe sasinë e ushqimit për ti siguruar atij sasinë e drejtë të të gjithë makronutrientëve ushqyes. Natyrisht janë këshilla të përgjithshme ndjekur nga paralajmërimi se i takon pediatrit që njeh historinë e fëmijës dhe familjes (alergji apo patologji të veçanta, por edhe kontekstin shoqëror, fenë apo traditat në përgjithësi) për të vlerësuar bashkë me prindërit mënyrën, kohën dhe sasinë e përshtatshme për shijet e para.
Ushqimi pas shkëputjes nga gjiri: muaji i parë
Udhëzimet ndërkombëtare të WHO (World Health Organization) këshillojnë se duhet mbajtur ushqyerja me gji të paktën deri në muajin e gjashtë dhe vetëm pastaj rekomandojnë futjen e ushqimeve të para të ngurta. Siç tregohet nga piramida e ushqimit për foshnjën, në këtë fazë të parë dita do të ndahet në 4-5 vakte ndër të cilët njëri me ushqime të ngurta. E ashtuquajtura mama e parë do të përbëhet si më poshtë (sasitë e mishit, peshkut, frutave dhe perimeve referohen si ushqim për foshnjat):
• Lëng perimesh me një lugë të vogël pure perimesh (40g)
• drithëra (zakonisht pa glutinë) 20g
• mish (me mundësinë e futjes së peshkut të paktën një herë në javë): 40g
• pure frutash (50g)
• vaj ekstra i virgjër ulliri: një lugë çaji(5-6g).
Nga muaji i 7 deri në vitin e parë të jetës
Nga muaji i 7-të kalohet në një shumëllojshmëri ushqimesh. Sot nuk ka një konsensus unanim që përcakton rendin e saktë të ushqimeve në dietën e fëmijës, kështu që pediatri mbetet figura më e rëndësishme e referencës për të ushqyerin e duhur. Vaktet do të jenë 4: dy me bazë qumështi (gjiri nëse është e mundur, përndryshe një formulë e përshtatshme) dhe dy, dreka dhe darka me bazë ushqimesh të ngurta. Piramida jep udhëzimet në vijim (sasitë e listuara i referohen produkteve të freskëta):
• drithëra (makarona, bollgur, oriz) 20g (2 herë në ditë)
• burimet e proteinave ndryshojnë gjatë javës: mish (3 herë në javë) rreth 30g; peshk (3 herë në javë) rreth 16g, djath (2 herë në javë) rreth 30g, e verdhë veze (një herë në javë), perime të freskëta (5 herë në javë) rreth 40 g
• lëng perimesh dhe perime, fillimisht pure pastaj në copa: 15g çdo vakt për një total prej 14 porcionesh në javë
• fruta të freskëta (80g për 2 herë në ditë) për një total prej 14 porcionesh në javë
• vaj ulliri ekstra i virgjër (një lugë çaji në çdo vakt).
Radaelli et al. Attitudes and practices of family pediatricians in Italy regarding infant feeding. Acta Paediatr. 2012; 101 (10): 1063-8
www.piramidealimentare.it/pg-af/infanzia1.php
www.piramidealimentare.it/pg-af/infanzia2.php