Ushqyerje

shk42015

Katër filxhanë kafe në ditë mbajnë larg kancerin e lëkurës

Ekziston një lidhje ndërmjet konsumit të kafesë dhe melanomës malinje. Një studim i gjerë epidemiologjik amerikan i botuar në revistën "Journal of national cancer institute" ka hetuar pikërisht mbi këtë fakt.
Faktorët e rrezikut të këtij tumori (me përjashtim ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë) janë ende pak të njohur.
Informacionet mbi konsumin e kafesë janë marrë nga 447.357 persona (të bardhë jo hispanikë) nëpërmjet një pyetësori të plotësuar në vitet 1995/1996, me një vëzhgim 10-vjeçar. Gjatë kësaj periudhe u evidentuan 2.904 raste me melanomë malinje, i cili është tumori i pestë më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara dhe që në 2013-ën ka qenë shkak i 9.500 vdekjeve. Të gjithë personat e përfshirë në analizë nuk kishin fillimisht tumore dhe studiuesit kategorizuan vlerat që lidhen me ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë, indeksin e masës trupore, moshën, gjininë, aktivitetin fizik, konsumin e alkoolit dhe pirjen e duhanit.
U zbulua se sa më i madh ishte konsumi i kafes (që sigurisht është e dëmshme për ata që vuajnë nga ulcera, tensioni i lartë ose pagjumësia) aq më e vogël ishte mundësia për shfaqjen e melanomës malinje, me një rrezik më të ulët se 20% për ata që konsumonin të paktën 4 filxhanë në ditë. Efekti ishte statistikisht domethënës për kafen me kafeinë por jo për dekafeinaton. Këto të dhëna nuk kanë lidhje me melanomën  në stadin 0, pra ende i izoluar në shtresat e sipërme të lëkurës.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC