Ushqyerje

sht102015

Të ushqyerit me gji zvogëlon riskun e përsëritjes së sklerozës së shumëfishtë

Sipas një artikulli të publikuar në revistën "Jama Neurology" gratë e prekura nga skleroza e shumëfishtë që ushqejnë vetëm me gji foshnjat e tyre për të paktën dy muaj, rrezikohen më pak nga përsëritja e sëmundjes, në krahasim me gratë që nuk ushqejnë me gji ose e bëjnë këtë pjesërisht. "20 - 30% e nënave të reja me sklerozë të shumëfishtë pëson një përsëritje të sëmundjes brenda tre ose katër muajve të parë pas lindjes dhe për fat të keq nuk janë të disponueshme ndërhyrje efikase parandalimi", pohon një nga autoret e studimit, Kerstin Hellwig nga "Ruhr-Universität Bochum" në Gjermani. Ajo shpjegon se për të bërë të qartë efektet pozitive të ushqyerjes me gji mbi riskun për përsëritje të sëmundjes post-partum janë analizuar të dhënat e 201 grave shtatzëna me sklerozë të shumëfishtë mes viteve 2008 - 2012, të vëzhguara për një vit pas lindjes. "Për të verifikuar efektin parandalues të ushqyerjes vetëm me gji, kjo u ballafaqua me ushqyerjen e pjesshme me gji dhe me atë jo materne", pohojnë autorët. Ata pohuan se 59.7% e grave ushqeu në mënyrë ekskluzive me gji për 2 muaj, 20.9% në mënyrë të pjesshme dhe 19.4% nuk ushqyen fare me gji. Dhe pasi u bënë llogaritë studiuesit zbuluan se 38.3% e grave me ushqyerje të pjesshme kishte një përsëritje të sklerozës multiple brenda 6 muajve të parë pas lindjes, krahasuar me 24.2% të atyre me ushqyerje ekskluzive në gji për të paktën 2 muaj.
"Efekti përfitues i kësaj të fundit është i dukshëm meqë në këto gra sëmundja është kthyer aktive në gjysmën e dytë të vitit post-partum me përfundimin e ushqyerjes ekskluzive dhe rikthimin e menstruacioneve dhe ovulimit" pohon Hellwing. Dhe përfundon: "Megjithatë skleroza e shumëfishtë vazhdon të rritet në semestrin e dytë pas lindjes".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC