Ushqyerje

jan242018

Zbulimi i ri: Probiotikët e duhur do të mbajnë nën kontroll hiperkolesteroleminë

Studime klinike të ilustruara nga kongresi i fundit i Shoqërisë Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme dhe të Kurave Primare në Firence, kanë treguar efikasitetin e përdorimit të probiotikëve specifikë, në sasitë e duhura, për kontrollin e hiperkolesterolemisë së moderuar dhe të lehtë. Studimet janë paraqitur gjatë simpoziumit "Roli, zgjedhja dhe përdorimi i duhur i integratorëve në trajtimin e hiperkolesterolemisë dhe në rrezikun kardiovaskular të lehtë dhe të moderuar". Kërkimet, thotë një deklaratë për shtyp, zbulojnë se është e mundur arritja e përfitimeve të dukshme në organizëm dhe mbi të gjitha, evitimi i krijimit të disekuilibrave në nivel intestinal, që mund të çojnë në përparimin e faktorëve të rrezikut kardiovaskular.
Sipas Edoardo Felisit, docent (Departamenti i Shkencave të Barnave në Universitetin e Pavias), "probiotikët janë mikroorganizma të gjallë dhe jetikë, që u shtohen ushqimeve apo integratorëve, por ata duhet të jenë në sasitë e duhura, për të garantuar kështu eubiozën, domethënë ekuilibrin e përbërjes cilësore të mikrobiotës intestinale. Kjo i jep mundësi organizmit të funksionojë në mënyrën e duhur. Përkundrazi, disbioza është humbja e këtij ekuilibri, i përcaktuar nga një variacion cilësor dhe sasior i mikrobiotës intestinale".
Nëpërmjet ndërhyrjes në mikrobiotë, mund të kontrollohen edhe patologji të ndryshme sistemike, duke nisur me diabetin e tipit 2, por edhe obeziteti, sindroma metabolike dhe sëmundje inflamatore të sistemit nervor qendror. Në veçanti, një studim ka vënë në dukje rëndësinë e marrjes së një probiotiku specifik që vepron në reduktimin e hiperkolesterolemisë dhe rrjedhimisht, në rrezikun kardiovaskular.
"Është zhvilluar një studim klinik me një nutraceutikal që përmbante një probiotik dhe oriz të kuq të fermentuar në një popullsi me hiperkolesterolemi modeste ose të moderuar dhe në këtë mënyrë, në rrezik kardiovaskular", shpjegon Paolo Magni, docent i Patologjisë Klinike, departamenti i Shkencave Farmakologjike dhe Biomolekulare, Universiteti i Milanos. Rezultatet treguan se nutraceutikali, në krahasim me placebon, redukton kolesterolin e keq (Ldl) në masën 26%; është vënë re gjithashtu se kolesteroli jo HDL (kolesteroli aterogjenik) reduktohet në masën 24%. Ky është një ndikim i rëndësishëm në reduktimin e rrezikut kardiovaskular, pasi kolesterolemia totale reduktohet në masën 17%".
Duke hyrë në detaje, Magni specifikon se "një nutraceutikal, veçanërisht, Bifidobacterium Longum BB536 (një nga shtamet më të studiuara të aktivitetit probiotik), e bën të patretshëm kolesterolin, që për pasojë, nuk ripërthithet në nivel intestinal dhe prandaj nuk arrin në mëlçi, por eleminohet nëpërmjet feçeve".
"Sipas një studimi klinik të cituar, veprimtaria sinergjike e probiotikut, efikase në reduktimin e përthithjes së kolesterolit dhe të një produkti natyral që redukton prodhimin e kolesterolit, si Monacolina K, që merret nga procesi i fermentimit të orizit të kuq, është zbuluar se është shumë efikase", konfirmon doktor Gerardo Medea.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC