Ushqyerje

shk272018

Kequshqyerja dhe obeziteti, faktorët që qëndrojnë në bazë të disa tumoreve

Luftë ndaj ushqyerjes së keqe, mënyrës së gabuar të jetesës, teorive pa themele shkencore dhe "profesorëve" të rremë të ushqyerjes. CREA, enti kryesor italian i kërkimit në fushën e agrikulturës, ka publikuar një dokument që është fryt i punës sintetizuese të më shumë se 1000 faqeve të një komisioni shkencor, në të cilin paraqiten sugjerimet kryesore që kanë të bëjnë me ushqyerjen.

"Obeziteti është armiku numër një që duhet luftuar, së bashku me mbipeshën dhe me insulino-rezistencën", vë në dukje Ghiselli, drejtues i kërkimit dhe koordinator i grupit të punës. Këta janë, në fakt, faktorët kryesorë të rrezikut, si për sëmundjet kardiovaskulare, ashtu edhe për disa forma të kancerit, siç është ai i mëlçisë, i intestinit dhe i gjirit, te të cilët janë vënë re lidhje të forta me stilin ushqimor.
Udhëzimi është ndarë në tre blloqe:

1. Ushqime që duhet konsumuar me kujdes, mes të cilave: kripë, sheqer, pije alkolike.
2. Ushqime, konsumimi i të cilave duhet shtuar, që janë: drithëra integrale, fruta, jeshillëqe dhe perime;
3. Skema ushqyese praktike, që përfshijnë sasinë dhe frekuencën javore të konsumimit të ushqimeve.

Ndryshe prej udhëzimeve të mëparshme që u drejtoheshin vetëm të rriturve, në këtë dokument ka më së shumti rekomandime për fëmijë dhe të moshuar, fasha të popullsisë me nevoja specifike, shpjegohet rëndësia e tyre në një dietë të ekuilibruar, si burime fibrash, mikroushqyesish dhe proteinash vegjetale. Ushqyerja e duhur duhet shoqëruar me një stil jete aktiv dhe me ruajtjen e peshës së duhur trupore.
Shqetësimi tjetër ka të bëjë me nevojën për të formuar konsumatorë të ndërgjegjshëm, që nuk mashtrohen nga informacionet e gabuara dhe të pabazuara që shpërndahen gjithnjë e më shumë në rrjet. Shumë prej skemave dietike, që kanë zgjuar shumë interes në rrjet, që nuk kanë baza shkencore dhe burime të besueshme. "Dietat duhet të përcaktohen në bazë të indikimeve të veçanta, që bazohen në nevojat personale dhe që menaxhohen gjithnjë nga specialistët", tërheq vëmendjen eksperti.

Së fundi, duke vënë re interesin në rritje për mbrojtjen e  ambientit dhe qëndrueshmërinë e produkteve ushqimore, sugjerohen zgjedhje që respektojnë ekosistemet dhe ushqyerjen e rregullt. Sa i përket peshkut, për shembull, që është një burim i kufizuar dhe jo shumë i qëndrueshëm, sugjerimi është zgjedhja e peshkut të kaltër me përmasa të vogla, që plotëson nevojat ushqimore të një diete të balancuar, në të njëjtën kohë, duke ruajtur ekosistemin detar.

Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC