Ushqyerje

mar162018

OBSH-ja kërkon pakësimin e kripës. 5 mënyra për të përdorur vetëm 5 gramë në ditë

"Më pak kripë, më shumë shëndet: 5 mënyra, për 5 gramë". Ky ishte slogani i fushatës kundër përdorimit të tepërt të kripës, që bën të njohura edhe 5 mënyrat më efikase për të arritur sasinë ditore të këshilluar të kripës...

Vetëm 5 gramë kripë në ditë, pra, rreth 2 gramë sodium. Ky është objektivi ambicioz i OBSH-së për të ruajtur popullsinë botërore nga pasojat e abuzimit me kripën e kuzhinës. Një përdorim i tepërt, në të vërtetë, ka ndikim proinflamator, i vë qelizat përballë stresit oksidues dhe shton ngurtësinë e murit arterial. Pasojat janë ngritja e tensionit që çon deri në gjendje hipertensioni, duke shtuar kështu rrezikun e infarktit të miokardit, iktuseve cerebrale dhe pamjaftueshmërisë renale.

Për këtë arsye, që nga viti 2005, grupi i studiuesve WASH (Aksioni Botëror mbi Kripën dhe Shëndetin), po promovon iniciativa në nxitje të popullsisë që të kufizojë marrjen e tepërt të mineralit të çmuar. Ministria Italiane e Shëndetësisë ka nxjerrë tashmë të dhënat e një studimi, ku ka rezultuar se në Itali, konsumi është akoma i lartë. Studimi ka vlerësuar përdorimin mesatar për kokë të sodiumit, potasit dhe jodit në popullsinë italiane në bazë rajonale, grupesh moshore dhe në grupe që vuanin nga hipertensioni arterial.

Burrat 35-79 vjeç, konsumojnë mesatarisht 10,6 g kripë në ditë, gratë 8,6 g, dhe vlerat ishin më të larta në pjesën më të madhe të rajoneve jugore. Vetëm 5% e burrave dhe 15% e grave është në një linjë me rekomandimet e OBSH-së, që do të thotë se marrin <5 g/die. Në grupmoshën 6-12 vjeç, konsumohen mesatarisht 7.4 g/die te meshkujt dhe 6.7 g/die te femrat. 88% e burrave dhe 87% e grave marrin më shumë sesa sasia e duhur (LARN). Në raport me grupmoshat e ndryshme është vënë re edhe te të rinjtë një lidhje e drejtpërdrejtë mes konsumimit të kripës dhe indeksit të masës trupore: të fëmijët në mbipeshë dhe obezë, konsumimi i kripës rezulton dukshëm më i lartë, krahasuar me konsumimin e kripës te fëmijët me peshë normale, që konsumojnë edhe pak fruta dhe perime. Është e nevojshme, sipas studimit, që të luftohet abuzimi aktual me ushqime të cilësisë së ulët dhe që janë të pasura me kripë dhe kalori, duke nisur nga fëmijëria, me qëllim që të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare që vihen re në moshë të rritur.

Fushatat, përveçse duhet të veprojnë mbi industrinë, në mënyrë që të ulë ndjeshëm sasinë e kripërave të përdorura te produktet, duhet edhe të kenë si qëllim përgjysmimin e përdorimit shtëpiak. Pesë janë metodat kryesore për të pakësuar përdorimin e kripës në shtëpi:

 

- mos mbani kripore në tavolinë.
- zgjidheni bukën dhe produktet e pjekura me më pak kripë.
- lexoni gjithnjë etiketën (që të dalloni sasinë e sodiumit të pranishëm në një ushqim, kini parasysh se sasia e kripës, duhet pjesëtuar me 2,5);
- zgjidhni perime dhe zarzavate të freskëta. Nëse janë të konservuara, është mirë që t'i shpëlani para se t'i konsumoni.
- përdorni shumë erëza dhe bimë aromatike në vend të kripës.

 

Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC