Shëndetësi

sht172019

Jodi në kripë në nivele të ulëta. Ministria e Shëndetësisë tregon hapat që do të ndërmerren

Shqipëria është një vend me pamjaftueshmëri jodi dhe sasia e jodit duhet plotësuar nëpërmjet produkteve ushqimore, kryesisht kripës. Por, si shumë produkte në tregun ushqimor në vendin tonë, që kanë probleme me cilësinë, edhe kripa shpesh nuk ka cilësi dhe nuk i plotëson standardet e duhura.

Mungesa e jodit shkakton probleme të shumta, deri edhe të shëndetit mendor, pa llogaritur ndikimin në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, apo lindjen e fëmijëve me probleme, për shkak se nëna gjatë shtatzënisë nuk ka pasur brenda kufijve të përcaktuar nivelin e jodit në organizmin e saj. Studimi më i fundit është ai vitit 2012, i cili tregoi se shumë fëmijë të zonave rurale e kishin  nivelin e jodit më të ulët sesa norma e lejuar. Ata rezultuan me 84 ug/L të nivelit të jodit, ndërkohë që norma e lejuar te fëmijët është 100.4 ug/L.
Ky është një alarm për autoritetet shëndetësore të cilat kanë vendosur ta nisin nga kontrolli i kripës. Për këtë, janë propozuar disa ndryshime në ligjin për ushqimet, të cilat do rrisin jo vetëm kontrollet por edhe gjurmueshmërinë e kripës deri në shpërndarje, pasi me kalimin e kohës, bie niveli i jodit në kripë.
 
"Për herë të parë futet në ligj koncepti i gjurmueshmërisë së kripës, i cili u kërkon subjekteve tregtuese të ruajnë informacion për të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit, jodizimit dhe shpërndarjes së kripës, u shpreh në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu, e cila tha se kontrollet do të bëhen nga Inspektoriati Shëndetësor shtetëror, dogana dhe nga autoritetet vendore.
E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me fortifikimin e miellit me proteina, që duhet të jenë në masën 12-13% në miell, ndërkohë mielli që hyn në Shqipëri ka një nivel shumë të ulët të proteinave, afër 7%.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC