tet182018
Gjenden përbërës të fshehur brenda integratorëve në shitje të lirë në SHBA
Një analizë e paralajmërimeve të FDA-së në SHBA, e publikuar në "Jama Network Open", ka treguar se nga viti 2007, deri në vitin 2016 është vënë re prania e barnave potencialisht të dëmshme dhe të padeklaruara në më shumë se 700 integratorë dietikë dhe FDA-ja ka vënë në dijeni popullsinë në lidhje me problemin e principeve aktive farmaceutike të paaprovuara që përmbajnë disa nga këto produkte.
"Studimi ynë ka analizuar të dhënat e një baze integratorësh të kontaminuar, menaxhuar nga FDA-ja, për të zbuluar se cila është gjendja, edhe në vazhdim të paralajmërimeve nga ana e FDA-së", shpjegon Madhur Kumar (Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni), i cili ka udhëhequr grupin e studimit.
Hulumtuesit përdorën të dhënat e mbledhura nga FDA-ja nga viti 2007, deri në vitin 2016, të cilat paraqitën për çdo produkt, kompaninë, përbërësit e fshehur, kategorinë, burimin e mostrës dhe llojin e paralajmërimit (për shembull: tërheqje vullnetare, njoftim, deklaratë për shtyp, përditësim i konsumatorit ose shënime paralajmëruese).
E pra, përbërësit farmaceutikë të paaprovuar janë identifikuar në 776 shtesa ushqimore, shumica e të cilave reklamohen se janë në gjendje të përmirësojnë performancën seksuale, humbjen në peshës ose akumulimin e masës muskulare. 20% e produkteve paraqitën më shumë se një përbërës të paaprovuar dhe 28 produkte u përfshinë në dy ose tre paralajmërime. Autorët theksojnë se studimi paraqiti disa kufizime, duke përfshirë faktin se numri i përgjithshëm dhe shumëllojshmëria e produkteve të testuara nga FDA-ja nuk njihen çdo vit.
"Përbërësit aktivë farmaceutikë vazhdojnë të identifikohen në shtesat dietike, veçanërisht ato për performancën seksuale ose rënien në peshë, edhe pas paralajmërimeve të FDA-së. Përbërësit farmaceutikë aktivë në këto shtesa, mund të kenë efekte të rënda negative për shkak të keqpërdorimit aksidental, mbidozës apo ndërveprimeve me barna të tjera, kushtet bazë të shëndetit ose përbërës të tjerë të vetë integratorit", përfundojnë autorët.
JAMA Network Open 2018. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2018.3337
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/10.1001/jamanetworkopen.2018.3