Farmaci

jan142015

FDA: Produktet dobësuese me substanca të rrezikshme

Janë me qindra produktet komerciale me veti dobësuese, të cilat nga kontrollet e Administratës së Barnave dhe Ushqimit në SHBA rezultuan se përmbanin barna me përshkrim të fshehur, principe aktive të dëmshme për shëndetin dhe për këtë arsye të tërhequr tashmë nga tregu, apo substanca veprimtaria e të cilave nuk është studiuar mjaftueshëm te njeriu. "Së fundi kemi zbuluar produkte të kontaminuara me Sibutraminë, e tërhequr nga tregu amerikan në 2010-ën dhe po ashtu janë gjetur produkte dobësuese të tregtuara si suplemente që përmbanin përbërës të rrezikshëm duke përfshirë substanca të miratuara për trajtimin e konvulsioneve, presionit të gjakut, depresionit", u shpreh Jason Humbert, drejtues në Agjencinë Rregullatore Amerikane. Gjatë inspektimeve të saj, FDA ka zbuluar produkte të ndryshme që përmbanin Fluoxetine dhe një tjetër që përmbante Triamterene, diuretik i fuqishëm që përdoret vetëm nën mbikëqyrje të rreptë të mjekut. Shumë prej këtyre produkteve të kontaminuara janë të importuara, shiten online dhe rekomandohen fuqishëm në faqet e ndryshme të mediave sociale, kështu që vëmendja ndaj tyre duhet të jetë maksimale pasi mund të mbërrijnë edhe në vendin tonë.
 Për të tuteluar sigurinë e shëndetit publik Agjencia Rregullatore amerikane ka vënë në dispozicion online  listën e produkteve të kontaminuara me emra, foto dhe masat e marra. Agjencia gjithashtu liston disa tregues që duhet alarmojnë menjëherë konsumatorin i cili kërkon të blejë një suplement ushqyes me qëllim dobësimin. Disa nga këta tregues janë: premtimet për një zgjidhjeje të shpejtë; përdorimi i togfjalëve "i garantuar", "inovacion shkencor" ose "plotësisht i sigurt"; produkte të reklamuara përmes një e-maili në masë; produkte që shiten si alternativa bimore për barnat me recetë apo ato që mburren për efekte të ekzagjeruara apo pak realiste; dëshmi personale të rezultateve të pabesueshme që lidhen me përdorimin e produktit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC