Ushqyerje

pri182019

Shëndeti i trurit në moshë të mesme, varet edhe nga dieta

Sipas një studimi të publikuar në "Neurology", ndjekja e rreptë e dietës mesdhetare apo e dietës ADPQS (A priori Diet Quality Score) është e lidhur me aftësi më të mira konjitive në moshë të mesme, gjë që nuk ndodh nëse aderohet në regjimin DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension).

"Përkeqësimi konjitiv është lidhur me një shtim të rrezikut të vdekshmërisë, paaftësisë dhe demencës tardive, përveçse me kosto të larta shëndetësore. Dieta është një ekspozim që zgjat për të gjithë jetën dhe është e modifikueshme, por pak studime kanë qenë ato që kanë shqyrtuar faktorët dietikë që ndikojnë në rrezikun e përkeqësimit konjitiv në moshë të rritur", shpjegon Claire McEvoy (Universiteti i Mbretëreshës në Belfast, Irlanda e Veriut), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e studimit CARDIA (Coronary Artery Risk Development in Young Adults) për të përcaktuar efektet që kanë mbi pritshmëritë konjitive në moshë të mesme, tre modele dietike të përcaktuara si të shëndetshme: dieta mesdhetare, dieta ADPQS dhe dieta DASH, gjatë fazës së parë të moshës së rritur.

Në studim janë përfshirë 2.621 pacientë (45% të racës së zezë, 57% gra, me moshë mesatare në bazë, 25 vjeçe), që janë ndjekur për 30 vjet. Zakonet ushqimore të pjesëmarrësve janë vlerësuar në bazë, në vitin e shtatë dhe të njëzetë, me një masë vlerësuese të aderimit në dietë: të ulët, të mesëm ose të lartë. Funksioni konjitiv është vlerësuar në vitin e njëzetepestë dhe në atë të tridhjetë.

Kështu, ekspertët nuk kanë zbuluar asnjë lidhje mes dietës DASH dhe pritshmërive konjitive. Megjithatë, pjesëmarrësit që kishin pasur një qasje më të lartë në dietën mesdhetare dhe në dietën APDQS, kanë treguar një rënie më të ulët të funksioneve konjitive dhe të funksionit ekzekutiv në moshë të mesme. Mundësitë për aftësi të dobët konjitive ishin në fakt 46% më të ulëta mes pjesëmarrësve me qasje të lartë ndaj dietës mesdhetare, krahasuar me ata me qasje të ulët dhe ishin 52% me të ulëta mes pjesëmarrësve me qasje të lartë ndaj dietës APDQS, krahasuar me ata me qasje të ulët.

Kërkuesit nënvizojnë se analiza është rregulluar sipas faktorëve që mund të ndikojnë në funksionin konjitiv, mes të cilëve niveli i edukimit, duhani, diabeti dhe aktiviteti fizik. Mbetet ende i paqartë motivi se pse nuk ka asnjë lidhje mes dietës DASH dhe aftësive më të mira konjitive, por hamendësohet se ky fakt mund të ketë si arsye mungesën e konsumit të moderuar të alkolit gjatë kësaj diete.

"Ndoshta konsumimi i moderuar i alkolit, si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të jetë i rëndësishëm për shëndetin e trurit në moshë të mesme, por janë të nevojshme kërkime të tjera për të konfirmuar këto rezultate", përfundon McEvoy.


Neurology 2019. Doi: 10.1212/WNL.0000000000007243
https://n.neurology.org/content/92/14/e1589


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC