Ushqyerje

gus22023

Dieta MIND nuk ndikon në rënien konjitive te të moshuarit

Në një grup njerëzish me deficite konjitive dhe histori familjare të demencës, të cilët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të ndjekur dietën MIND ose një dietë kontrolli me kufizime të lehta kalorike për një periudhë 3-vjeçare, nuk u gjetën dallime të rëndësishme në përmirësimin e statusit konjitiv ose rezultatet e MRI-së së trurit. Në këto përfundime ka arritur një studim i publikuar në "New England Journal of Medicine", i cili kishte si synim vlerësimin e efekteve mbrojtëse që ofron dieta MIND kundër rënies konjitive. Dieta MIND është cilësuar si një hibrid i dietës mesdhetare dhe dietës DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension), por me disa ndryshime të cilat bëjnë pjesë të dietës disa nga ushqimet që mendohet reduktojnë rrezikun për zhvillimin e demencës.

"Ndërhyrjet në mënyrën e jetesës të orientuara drejt dietës mund të konsiderohen si një qasje e mundshme kundër demencës", thotë autorja kryesore e studimit Lisa Barnes nga Universiteti Rush në Çikago, duke shpjeguar se shumica e studimeve klinike të kryera deri më tani kanë analizuar dietat e plota, ndjekja e të cilave mund të ndikojnë në shfaqjen e demencës. Si shembuj mund të përmenden qasjet dietike për të ndaluar hipertensionin (DASH) ose dieta mesdhetare për të reduktuar faktorët e rrezikut kardiovaskular, por të dhënat e mbledhura nga këto studime vazhdojnë të jenë të kufizuara. Prandaj, lindi ideja për të studiuar si dietën mesdhetare ashtu edhe atë DASH për vonesën neurodegjenerative, e njohur si dieta MIND, një hibrid i dietës DASH dhe asaj mesdhetare që përfshin shumë komponentë të të dyjave, por me disa modifikime të cilat bëjnë pjesë të dietës edhe disa ushqime që supozohet se lidhen me reduktimin e rrezikut për zhvillimin e Alzheimerit dhe ngadalësimin e rënies konjitive. Dieta MIND, njëlloj si ato nga të cilat derivon, thekson konsumin e perimeve me gjethe jeshile, arrave, manave, peshkut dhe vajit të ullirit, duke kufizuar marrjen e yndyrave dhe sheqernave të ngopura, të cilat gjenden te mishi i kuq ose ai i përpunuar, gjalpi dhe margarina, djathi i plotë, brumërat, ëmbëlsirat dhe ushqimet e skuqura.

"Në këtë provë 3-vjeçare të kontrolluar me përzgjedhje rastësore, morën pjesë 604 njerëz mbi 65 vjeç, nga të cilët 301 u caktuan në grupin e dietës MIND dhe 303 në grupin e dietës së kontrollit. Gjatë tre viteve të ndjekjes, ne vumë re disa përmirësime të cilat nuk ishin shumë të rëndësishme në rezultatet konjitive në terma globalë te të dy grupet, ndërsa ndryshimet në hiperintensitetin e lëndës së bardhë, vëllimet e hipokampalit dhe vëllimet totale të lëndës gri dhe të bardhë të vëzhguara në MRI ishin të ngjashme në të dy grupet", përfundojnë autorët.

 

NEJM 2023. Doi: 10.1056/NEJMoa2302368
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2302368


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC