Ushqyerje

kor182018

Rënia konjitive mund të frenohet me trajtim ushqimor

Një trajtim ushqimor specifik, i ndjekur për të paktën 2 vjet, që nis menjëherë pas konfirmimit diagnostikues të rënies konjitive të lehtë, mund të ndihmojë në mënyrë konkrete në ruajtjen e indeve të trurit, duke stabilizuar funksionet konjitive dhe kapacitetin për zhvillimin e aktiviteteve normale të përditshme.

Këto janë rezultatet inkurajuese të studimit LipiDiDiet. Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 311 pacientë me alzheimer në fazën fillestare, në 11 qendra në Finlandë, Gjermani, Holandë dhe Suedi, është pjesë e një projekti të gjerë, që gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian. Pacientët janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë për 24 muaj përzierjen e ushqyesve Souvenaid, me bazë "Fortasyn Connect", përbërje me kontroll izokalorik, klinikisht e testuar, me acide esenciale, vitamina e ushqyes të tjerë. Janë vënë re dobi nga përbërja e patentuar me ushqyes aktivë, përfshi acide yndyrore omega-3, kolinë, uridine monofosfat, fosfolipide, antioksidantë dhe vitamina B.

Në veçanti, pacientët kishin një përkeqësim më të vogël (45%) në shkallën CDR-SB (Clinical Dementia Rating-Sum of Box), që përcakton gradën e përparimit të sëmundjes duke vlerësuar aktivitetet praktike të jetës së përditshme. Gjithashtu, ata kanë treguar një atrofi të trurit më të vogël, me një diferencë prej 26% për hipokampusin dhe prej 16%, për vëllimin ventrikular, krahasuar me grupin e kontrollit.

"Rezultatet e këtij studimi janë akoma më të rëndësishme nëse mendohet se sot, nuk ekzistojnë terapi farmakologjike për trajtimin e rënies konjitive të lehtë.

Në një kontekst të ngjashëm, pasja e një trajtimi "barna/ushqyes" efikas, të tillë si Suvenaid, ka një rëndësi parësore për menaxhimin e pacientit", ka thënë Stefano Cappa, president i SINdem, shoqatë autonome për demencën.

"Barna/ushqyerja përfaqëson një front të ri që i lidh të mirat e një trajtimi ushqimor specifik dhe shumë të tolerueshëm, me efikasitetin që përcaktohet nga studimet klinike, tipike për një bar", ka shtuar ai. "Rënia konjitive e lehtë, ka nënvizuar Marco Trabucchi, president i Shoqatës Italiane të Psikogeriatrisë, nuk mund të përkufizohet si sëmundje, por si një çrregullim i diagnostikuar nëpërmjet shqyrtimeve dhe testeve specifike. Mund të jetë një zile alarmi për zhvillimin e mëtejshëm të demencave më të rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se të gjithë ata që diagnostikohen me rënie konjitive të lehtë, do të zhvillojnë sëmundje të tilla si alzheimeri, por është thelbësore të mësohet se duke ndërhyrë fuqishëm, mund të parandalohet rëndimi i gjendjes dhe të kontrastohet përparimi i saj".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC