Ushqyerje

pri232019

Më mirë çokollatë të zezë, por... kujdes nga ndërveprimi me barnat!

Çokollata duhet të konsumohet gjithmonë në mënyrë të moderuar, sidomos në periudhat e festave, kur priremi të hamë më shumë dhe në përgjithësi, ushqime më të përpunuara. Megjithatë, konsumimi i saj mund të ketë efekte pozitive falë disa përbërësve të veçantë që përmban pluhuri i kakaos. Dy versionet më të njohura janë ai i çokollatës së zezë dhe ai i çokollatës me qumësht: në rastin e parë, përbërësi karakterizues është përqindja e lartë e kakaos. Qumështi mungon, por prania e tij dallohet në versionin tjetër, pikërisht te çokollata me qumësht, që në përgjithësi është më e pasur me sheqerna, proteina dhe yndyrna të plota (yndyrnat e qumështit, në fakt, iu shtohen atyre karakteristike të gjalpit të kakaos, që merret direkt nga shtrydhja e farave). Në varietetin e çokollatës së zezë, prania e sheqerit është më e përqendruar, për shkak të përmbajtjes më të lartë të kakaos që jep një shije shumë të hidhur dhe ndonjëherë, regjëse. Nga pikëpamja energjetike, çokollata e zezë përmban një sasi më të vogël kalorish.

Kakaoja, duke përmendur disa efekte pozitive për shëndetin, është elementi që bën diferencën sepse është i pasur me flavonole, aktiviteti i të cilave in vitro dhe in vivo, sot është shumë i studiuar. Një evidencë e parë në fakt është që përpunimi që duhet për të përfituar produktin e çokollatës, mund të zvogëlojë sasinë e këtyre molekulave te kakaoja, duke relativizuar përfitimet e supozuara.

Polifenoleve dhe në veçanti flavonoleve që vetëm te kakaoja (e papërpunuar) janë në sasi më të madhe sesa te çaji dhe kafeja, iu atribuohen efekte antioksidante dhe anti inflamatore. Shumë autorë bien dakord mbi nevojën e kryerjes së studimeve të projektuara më mirë, te të cilat, për shembull, bëhen dallimet sipas tipologjisë së çokollatës së konsumuar, por literatura, sidoqoftë, jep prova të efekteve pozitive mbi disa patologji kardiovaskulare: reduktimi i oksidimit të yndyrnave në gjak do të shpjegonte mbrojtjen nga dëmtimet e enëve të gjakut dhe zemrës prej radikaleve të lira.

Përveç rolit të polifenoleve, përbërja e çokollatës është interesante për vlerat e disa mineraleve (kaliumi dhe magnezi) që kanë efekt pozitiv mbi kontrollin e presionit; çokollata favorizon aktivitetin e serotoninës, neurotransmetuesit me aktivitet antidepresiv, ndërsa teobromina dhe sasitë e vogla të kafeinës që përmban, mund të lehtësojnë lodhjen dhe rraskapitjen (125 gr çokollatë përmban kafeinë sa një filxhan kafeje).

Këshilla, sidoqoftë, është që ajo të konsumohet në sasi të moderuar, në një dietë të ekuilibruar dhe stil jete aktiv, duke zgjedhur mundësisht çokollatën me sasi të mëdha kakaoje (nga 70% e lart) e duke u mësuar dalëngadalë me shijen e hidhur.
Vëmendje duhet t'i kushtohet marrjes në të njëjtën kohë të disa barnave specifike: sipas AIFA-s, përmbajtja e kafeinës mund të fuqizojë efektin e disa stimuluesve (metilfenidate) dhe të pengojë atë të sedativo-hipnotikëve (zolpidem). Në fund, çokollata duhet të limitohet edhe në rast se po merren inhibitorë të monoaminooksidazës, si: anksiolitikë antidepresivë.


Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC