Ushqyerje

dhj132021

Alergjia nga qumështi i lopës. Imunoterapia është efikase. Ja, se si

Sipas një studimi të botuar në Journal of Allergy and Clinical Immunology, fëmijët me alergji të rëndë ndaj qumështit të lopës mund të tolerojnë në mënyrë të sigurt sasi të vogla qumështi të gatuar, pas 12 muajsh imunoterapie orale. "Alergjia nga qumështi i lopës është alergjia ushqimore më e zakonshme te fëmijët e vegjël dhe për prindërit është një stresues i vazhdueshëm që ndikon në pushimet, udhëtimet me dreka në restorant dhe në shumë aktivitete sociale", thotë autorja kryesore, Jennifer Dantzer, profesoreshë e asociuar e pediatrisë në njësinë e Alergjisë Pediatrike, Imunologjisë dhe Reumatologjisë në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins në Baltimorë, e cila së bashku me kolegët i ka ndarë në dy grupe, me përzgjedhje rastësore 30 pjesëmarrës të moshës 3 deri në 18 vjeç.

Për 12 muaj, një grup mori imunoterapi orale me qumësht të gatuar (BMOIT) dhe tjetri, placebo të përbërë nga miell tapioke. Në fillim, për të gjithë pjesëmarrësit, diametri i testit të shpimit të lëkurës (skin prick test) me qumështin e lopës ishte ≥3 mm dhe niveli i imunoglobulinës E (IgE) i qumështit të lopës ishte >5 kU/L. Pjesëmarrësve iu dhanë udhëzime se si ta përdornin qumështin të gatuar në brumë. Gjatë 12 muajve, dozat u rritën gradualisht në një dozë maksimale kumulative prej 4,044 mg proteinë qumështi të gatuar, që përkon me afërsisht gjysmë luge gjelle. "Pas një viti imunoterapi orale, 14 nga 15 pjesëmarrësit (93%) në grupin BMOIT arritën dozën e mirëmbajtjes prej 2000 mg proteinë qumështi të gatuar (rreth një çerek lugë gjelle), ndërsa 11 nga 14 (79%) toleruan 4,000 mg proteinë qumështi të gatuar, krahasuar me asnjë pjesëmarrës në grupin placebo", shpjegojnë autorët, duke specifikuar se në vazhdim nuk kishte ndryshime të rëndësishme në nivelet IgE në asnjërin grup dhe se shumica e grupit BMOIT raportoi përmirësime të cilësisë së jetës në të paktën një fushë të sajën, ndërsa grupi placebo raportoi përfitime vetëm në fushën e ndikimit emocional.

Ngjarjet anësore kryesisht gastrointestinale ndodhën në të dyja grupet: shumica dërrmuese ishin të lehta kundrejt më pak se 1% reaksione të rënda, që në katër raste, kanë kërkuar epinefrinë. "Me gjithë madhësinë e vogël të kampionit, ky studim tregon se imunoterapia orale është një opsion i zbatueshëm në alergjitë ndaj qumështit të lopës, ndonëse duhen zhvilluar alternativa më të sigurta dhe më efektive", përfundon Dantzeri.


Journal of Allergy and Clinical Immunology 2021. Doi: 10.1016/j.jaci.2021.10.023
https://doi.org/10.1016/j.jaci.2021.10.023


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC