Ushqyerje

kor262022

Një avokado në ditë redukton kolesterolin, por nuk ndihmon në humbjen e peshës

Një studim i publikuar në Journal of the American Heart Association, më i gjati dhe me numrin më të madh të pjesëmarrësve lidhur me këtë temë deri më tani, tregon se ngrënia e një avokadoje në ditë redukton nivelet e kolesterolit jo të shëndetshëm, por nuk ndihmon për të rënë në peshë dhe nuk ka as ndonjë ndikim në perimetrin e belit apo në dhjamin abdominal.

"Edhe pse nuk kanë ndonjë ndikim në peshën apo në vëllimin e barkut, studimi tregon se avokadot mund të jenë një shtesë e dobishme për një dietë të ekuilibruar", thotë bashkautorja Penny Kris-Etherton, profesoreshë e shkencave të të ushqyerit në Penn State, duke kujtuar se vitet e fundit disa raste studimore të vogla kanë gjetur një lidhje ndërmjet konsumit të avokados dhe reduktimit të peshës, indeksit të masës trupore dhe perimetrit të belit. 
Për të sqaruar çështjen, studiuesit e Penn State në bashkëpunim me Universitetin Loma Linda, Universitetin Tufts, Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA) dhe Universitetin Wake Forest përzgjodhën në mënyrë rastësore mbi 1000 njerëz obezë ose mbipeshë. Për gjashtë muaj, gjysmës së pjesëmarrësve iu kërkua të hanin një avokado në ditë, ndërsa gjysma e mbetur vazhdoi dietën e zakonshme, duke kufizuar konsumin e avokados në më pak se dy copë në muaj.

Autorët vlerësuan gjithashtu veprimin e mundshëm të avokados në dhjamin abdominal duke përdorur rezonancën magnetike në fillim dhe në fund të ndjekjes. "Futja në dietë e një avokadoje në ditë, e cila në fakt siguron një ndjenjë të mirë ngopjeje për yndyrat dhe fibrat që përmban, shoqërohet me një ulje prej 2,9 miligramë për decilitër (mg/dL) të kolesterolit total, ndërsa nivelet e kolesterolit të keq, fraksioni LDL, u ulën mesatarisht me 2.5 mg/dL", shkruajnë autorët.

"Brenda një diete të larmishme, avokadoja kënaq, ngop dhe ndihmon në uljen e kolesterolit, por nuk ka fuqi dobësuese", përfundon Joan Sabaté, bashkautor i studimit.

 

American Heart Association 2022. Doi: 10.1161/JAHA.122.025657
http://doi.org/10.1161/JAHA.122.025657


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC