Shëndetësi

kor312019

Me formulën e re, për matjen e masës dhjamore nevojitet veç një metër

Në një studim të ri të botuar në "Scientific Reports", studiuesit nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, kanë treguar një mënyrë të re për të kuptuar më mirë obezitetin. Ata kanë përcaktuar metodën për të matur masën dhjamore relative (RFM), e cila besojnë se është më e thjeshtë dhe më e saktë se indeksi i masës trupore (BMI).

"Ne kemi dashur të gjejmë një metodë më të besueshme, të thjeshtë dhe ekonomike për të vlerësuar përqindjen e masës dhjamore, pa përdorur pajisje të sofistikuara; në fakt, formula jonë e re përdor vetëm matje të perimetrit të belit dhe lartësisë. Shumë ekspertë në fushën e mbipeshës e konsiderojnë BMI-në një indeks të pasaktë sepse nuk mund të bëjë dallimin midis masës kockore, masës muskulore dhe dhjamit të tepërt dhe nuk merr parasysh një ndikim të tillë, ndërkohë që gratë, shpesh, kanë më shumë dhjamë sesa burrat", shpjegon Orison Woolcott, autori kryesor i studimit.

Për të konfirmuar vlerën e metodës së re, studiuesit ekzaminuan më shumë se 300 formula të mundshme për vlerësimin e masës dhjamore, duke përdorur një bazë të dhënash të madhe me 12,000 të rritur që morën pjesë në një studim shëndetësor dhe ushqimor të kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Më pas ata llogaritën masën relative të dhjamit për 3.500 pacientë dhe krahasuan rezultatet me rezultatet e marra nga të njëjtët pacientë në një skanim të specializuar dhe të teknologjisë së lartë të trupit, DXA, që konsiderohet një nga metodat më të sakta për matjen e kockave, muskujve dhe dhjamit.
Kështu, rezultatet RFM të pacientëve ishin ato që përputheshin më nga afër me skanimin e trupit DXA. Për të përcaktuar masën relative dhjamore është e nevojshme të matni lartësinë dhe perimetrin e belit. Për të matur belin, duhet vendosur metri në kufirin e sipërm të kockës së legenit dhe të mbledhë trupin. Zëvendësoni rezultatin e matjes me atë të marrë në një formulë, e cila ndryshon sipas gjinisë:

Për burrat: 64 - (20 x lartësi/perimetër i belit)
Për gratë: 76 - (20 x lartësi/perimetër i belit).

"Është ende e nevojshme ta testojmë RFM-në në studime gjatësore me popullata të mëdha për të identifikuar se cilat nivele të përqindjes së dhjamit të trupit konsiderohen normale ose anormale në lidhje me problemet serioze shëndetësore që lidhen me mbipeshën", përfundon Woolcott.


Sci Rep. 2018. doi: 10.1038/s41598-018-29362-1
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30030479


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC