Ushqyerje

maj272021

Obeziteti. Ja, roli që luajnë karbohidratet dhe insulina

Duket se roli që luan insulina në rregullimin e masës dhjamore në trup është i pavarur nga karbohidratet që merren përmes dietës. Kështu sugjerojnë John R Speakman, nga Akademia Kineze e Shkencave dhe Kevin D Hall, Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve të Tretjes dhe Veshkave në SHBA në një artikull të botuar në "Science". Si rezultat, dietat me sasi të ulët karbohidratesh dhe me sasi të lartë yndyre, siç është dieta ketogjenike, nuk do të ishin aq efektive në frenimin e mbipeshës krahasuar me dietat që përfshijnë balancimin mes marrjes së kalorive dhe harxhimit energjetik.

Në veçanti, të dy autorët paraqesin një model të rregullimit të masës dhjamore, i cili është alternativ ndaj modelit CIM (modeli karbohidrate-insulinë) dhe që bën një shpjegim të mundshëm të shkakut të mbipeshës, por që kohët e fundit është kontestuar nga disa studime. Sipas modelit CIM, dhjami i tepërt është rezultat i konsumimit të karbohidrateve. Kjo, sepse karbohidratet rrisin prodhimin e insulinës pas vaktit, i cili favorizon ruajtjen e energjisë dhe stimulon dëshirën për të ngrënë më shumë, duke çuar gradualisht në një rreth, që kontribuon në arritjen e mbipeshës. Për këtë arsye, janë formuluar dieta që ulin karbohidratet me yndyrna dietike, të cilat nuk stimulojnë sekretimin e insulinës. Sidoqoftë, sipas Speakman dhe Hall, mekanizmi që qëndron pas efektit që ka insulina në shtimin në peshë, është shumë më kompleks. Dy ekspertët, për të cilët mbipesha mund të shpjegohet duke marrë parasysh efektet dinamike të hormonit në shumë organe, është ekuilibri mes marrjes dhe shpenzimit të energjisë ai që ka më shumë rëndësi në rregullimin e shtimit në peshë dhe jo vetëm dieta.
"Dështimi i CIM-it nuk duhet të kuptohet se dietat me pak karbohidrate dhe me përmbajtje të lartë yndyre nuk mund të jenë të dobishme për rënien në peshë", theksojnë ata dhe shpjegojnë se, megjithatë, nuk ka gjasa që te njerëzit që ndjekin me sukses këtë lloj diete, mekanizmi kryesor në të cilin bazohet humbja e masës dhjamore përfaqësohet nga një modulim i drejtpërdrejtë i boshtit karbohidrate-insulinë në ind.

 

Science 2021. Doi: 10.1126/science.aav0448
https://doi.org/10.1126/science.aav0448


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC