Ushqyerje

sht232022

Mëngjesi i bollshëm mund të pakësojë oreksin, por nuk ndikon te pesha

Sipas një studimi të botuar në Cell Metabolism, marrja e sasive më të mëdha të kalorive në fillim të ditës nuk ndikon në metabolizmin e tyre, edhe pse një mëngjes i bollshëm i bën njerëzit të ndihen më pak të uritur gjatë ditës.

"Ka shumë hipoteza, të bazuara kryesisht në ritmin cirkadian, se si kohët e ndryshme të ditës në të cilat hamë mund të ndikojnë në peshën trupore ose shëndetin tonë", thotë bashkëautorja Alexandra Johnstone nga Instituti Rowett në Universitetin Aberdeen në Skoci, e cila së bashku me kolegët e saj vendosën të sqarojnë këtë temë duke rekrutuar 16 burra dhe 14 gra të shëndetshëm, obezë ose mbipeshë, për të kontrolluar dietat dhe për të matur metabolizmin e tyre me kalimin e kohës.

Secilit pjesëmarrës u përzgjodh në mënyrë rastësore për të ndjekur një dietë në mëngjes ose në mbrëmje, të dyja izokalorike, për katër javë. Dietat përmbanin 30% proteina, 35% karbohidrate dhe 35% yndyrë. Pas një periudhe pastrimi (washout) 7-ditore, secili pjesëmarrës kaloi në dietën e kundërt për katër javë të tjera. "Në ekuilibër ne vumë re se shpenzimi i energjisë dhe humbja e peshës ishin të njëjta si për dietën e mëngjesit ashtu edhe për atë të darkës, me një humbje mesatare peshe prej pak më shumë se 3 kg të arritur në secilën prej periudhave katër javore", vazhdon autorja, duke shpjeguar se parametrat sekondare të efikasitetit ishin: kontrolli subjektiv i oreksit, kompensimi i glicemisë dhe përbërja trupore.

"Pjesëmarrësit raportuan një kontroll më të mirë të oreksit në ditët kur hanin një mëngjes të madh, duke u ndjerë të ngopur gjatë pjesës tjetër të ditës", shkruajnë autorët, duke spekuluar se kjo lloj diete mund të aplikohet në studimin e agjërimit me ndërprerje, për të identifikuar kohën  më të mirë të ditës për të optimizuar konsumin e kalorive.

"Si përfundim, duke pasur parasysh uljen e oreksit të raportuar nga pjesëmarrësit, një mëngjes i bollshëm mund të jetë një mënyrë e dobishme për të humbur peshë në mënyrë indirekte, të qenit më pak i uritur në mbrëmje mund të çojë në një marrje të reduktuar të kalorive gjatë gjithë ditës", thekson Johnstone.

 

Cell Metabolism 2022. Doi: 10.1016/j.cmet.2022.08.001
https://doi.org/10.1016/j.cmet.2022.08.001


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC