Ushqyerje

dhj12022

Obeziteti. Konsumimi i ushqimeve të përpunuara dhe të rafinuara rrit rrezikun

Konfirmimi se ushqimet e përpunuara dhe ato të rafinuara janë shkaku kryesor i rritjes së obezitetit në botën perëndimore vjen nga një studim mbi zakonet e të ngrënit të 9,341 australianëve të botuar në Obesity dhe të nënshkruar nga studiuesit e Qendrës Charles Perkins (CPC) në Universitetin e Sidneit.

"Të dhënat tona, të cilat bazohen në një studim kombëtar të ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të kryer nga Australian Bureau of Statistics (ABS), mbështesin hipotezën e levës së proteinave (PLH)", thotë bashkautorja Amanda Grech, duke shpjeguar se PLH-ja e propozuar për herë të parë në vitin 2005, postulon se rregullimi i fortë i marrjes së proteinave nxit marrjen e tepërt të energjisë kur dietat e njeriut janë të holluara nga yndyra dhe karbohidratet.

Dy pasojat e PLH-së janë se njerëzit rregullojnë marrjen për të mbajtur proteinat brenda një diapazoni të ngushtë dhe se marrja e energjisë është një funksion i kundërt i përqindjes së energjisë së proteinave sepse marrja e proteinave mbahet brenda disa kufijve të ngushtë.

"Me fjalë të tjera, ndërsa njerëzit konsumojnë më shumë ushqime shumë të përpunuara ose të rafinuara, ata hollojnë proteinat dietike, duke rritur rrezikun për mbipeshë dhe obezitet, gjë e cila  rrit rrezikun për sëmundje kronike", vazhdon Grech, duke specifikuar se të dyja pasojat e PLH-së u konfirmuan në kontekst popullsie: marrja mesatare e proteinave ishte 18.4%, dhe marrja e energjisë u ul me rritjen e marrjes së proteinave.

"Ushqimet e përpunuara shumë të lira janë një hollues i rëndësishëm i proteinave dhe shoqërohen me rritje të energjisë, por jo rritje të marrjes së proteinave. Është gjithnjë e më e qartë se njerëzit hanë për të plotësuar nevojat e tyre për proteina. Por, problemi qëndron se ushqimi në dietat perëndimore po bëhet gjithnjë e më i paktë dhe për të arritur objektivin e proteinave ne hamë më shumë, gjë që rrit marrjen e përditshme të energjisë, duke i hapur kështu rrugën mbipeshës dhe obezitetit", përfundon koordinatori i studimit David Raubenheimer.

 

Obesity 2022. Doi: 10.1002/oby.23578
https://doi.org/10.1002/oby.23578


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC