Ushqyerje

gus262022

Konsumimi i kafeinës gjatë shtatzënisë mund të reduktojë rrezikun për diabet gjestacional

Një sasi e vogël kafeine mund të ndihmojë gratë shtatzëna të zvogëlojnë rrezikun e diabetit gjestacional, sipas një studimi të publikuar në Jama Network Open. "Për gratë që nuk e preferojnë kafeinën nuk këshillohet konsumimi i saj gjatë shtatzënisë me qëllim reduktimin e rrezikut për diabet gjestacional", shpjegon bashkautorja e studimit Stefanie Hinkle nga Universiteti i Pensilvanisë në SHBA. "Por, gjetjet tona mund t'i ofrojnë grave shtatzënë të cilat janë konsumatore të kafeinës në nivele të ulëta deri në mesatare disa siguri se ky konsum nuk ka gjasa të vërë në rrezik shëndetin e tyre", vazhdon autorja.

Studimi përdori të dhënat e 2,529 grave shtatzëna pjesë e National Institute of Child Health and Human Development Fetal Growth Studies-Singleton për periudhën 2009-2013 në 12 klinika amerikane. Pjesëmarrëset raportuan konsumin javor të kafesë, çajit, pijeve me gaz dhe pijeve energjike në javën e 10-të dhe të 13-të të shtatzënisë (në të cilën u mat gjithashtu edhe përqendrimin e kafeinës në plazmë) dhe në vizitat pasuese.

Konsumimi i pijeve me përmbajtje kafeine në javën e 10-të dhe të 13-të nuk lidhej me rrezikun e diabetit gjestacional, ndërsa konsumi i 100 mg kafeinë në ditë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë lidhet me një ulje prej 47% të rrezikut për diabet gjestacional.

Nuk u gjet asnjë ndryshim domethënës ndërmjet grave shtatzëna që konsumuan pije me kafeinë dhe atyre që nuk i konsumuan këto pije në lidhje me presionin e gjakut, preeklampsinë dhe hipertensionin. Siç shpjegojnë autorët, rezultatet e këtij studimi janë në përputhje me rezultatet e studimeve të mëparshme të cilët kanë gjetur një lidhje ndërmjet kafeinës dhe ekuilibrit më të mirë të energjisë dhe masës më të ulët të yndyrore. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që këto rezultate të vijnë si pasojë e përbërësve të tjerë të kafesë ose çajit.

Duhet të theksohet gjithashtu se më parë i njëjti grup kërkimor ka treguar një lidhje ndërmjet konsumit të kafeinës gjatë shtatzënisë dhe matjeve më të vogla antropometrike neonatale, edhe në rastet kur sasia e konsumuar e kafeinës është më pak se 200 mg në ditë, që është kufiri i rekomanduar nga Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë.

"Edhe pse nuk kemi mundur të studiojmë lidhjen e konsumit mbi kufirin e rekomanduar, tani e dimë se kafeina në sasi të ulëta deri në mesatare nuk lidhet me një rrezik të shtuar për diabet gjestacional, preeklampsi ose hipertension te gratë shtatzëna", përfundon Hinkle. 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC