Ushqyerje

sht292022

Demenca senile. Kakaoja nuk e përmirëson aftësinë konjitive te të moshuarit

Në një popullatë të moshuarish nuk u gjet asnjë përfitim konjitiv nga administrimi ditor i ekstraktit të kakaos për një periudhë tre vjeçare. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në Alzheimer's & Dementia, në të cilin thuhet gjithashtu se integrimi ditor me multivitamina dhe multiminerale (MVM) për tre vjet ka përmirësuar aftësinë njohëse ne nivel global, kujtesën episodike dhe funksionin ekzekutiv te të moshuarit, veçanërisht te ata me sëmundje kardiovaskulare.

"Suplementet ushqyese konsiderohen si mbrojtës të funksionit konjitiv, por provat që e mbështesin këtë janë të përziera. Ne testuam nëse administrimi ditor i ekstraktit të kakaos, që përmban 500 mg/ditë flavanol, dhe një multivitaminë dhe një multimineral komercial, krahasuar me placebon, mund të sjellë përmirësime të aftësisë konjitive te gratë dhe burrat e moshuar", shpjegon autorja kryesore e studimit Laura Baker nga Universiteti Wake Forest në SHBA.

Studiuesit vlerësuan nëpërmjet telefonit aftësinë njohëse të pjesëmarrësve në fillim të studimit dhe më pas çdo vit, dhe rezultati primar ishte një kompozitë njohëse globale e përbërë nga rezultate mesatare të standardizuara të testeve individuale, duke përfshirë intervistën telefonike për: statusin konjitiv, rikujtimin e historive, të shprehurën gojore dhe atë verbale, gjithashtu dhe renditjen e numrave dhe atë të shifrave.

Në studim u regjistruan 2262 pjesëmarrës dhe 92% e tyre përfunduan të paktën një vlerësim vjetor. Ekstrakti i kakaos nuk kishte asnjë efekt në aftësinë konjitive të përgjithshme. 

Plotësimi ditor me multivitamina dhe multiminerale, krahasuar me placebon, rezultoi se kishte një përfitim statistikisht të rëndësishëm në aftësinë konjitive të përgjithshme, dhe ky efekt ishte më i theksuar te pjesëmarrësit me histori të sëmundjeve kardiovaskulare.

Përfitimet nga multivitamina u vunë re edhe për kujtesën dhe funksionin ekzekutiv. "Ekstrakti i kakaos nuk ka sjellë përfitime në aftësinë konjtive, por studimi ynë për herë të parë ofron prova afatgjata që mbështesin efektivitetin e mundshëm të një multivitamine dhe një multiminerali për ta përmirësuar këtë aftësi te të moshuarit. Nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këto gjetje në një grup më të larmishëm dhe për të identifikuar mekanizmat që qëndrojnë në themel të efektit të suplementit", përfundojnë autorët. 

 

Alzheimer's & Dementia 2022. Doi: 10.1002/alz.12767
Http://doi.org/10.1002/alz.12767


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC