Farmaci

qer122014

Antidepresivët, mbani nën vëzhgim të moshuarit

Mënyra e ecjes së pacientëve të moshuar në terapi me barna antidepresive duhet të monitorohet për shkak se marrja e tyre, por jo simptomat e depresionit, shkakton çrregullime në ecje. Bëhet fjalë për një dëshmi dalë nga një studim i sapo botuar në Journal of Geriatric Psychiatry. "Tek të moshuarit rrëzimet mbeten një ngjarje e paparashikueshme" thotë Orna Donoghue e Trinity College në Dublin, "dhe shpesh mund të shkaktojnë shtrëmbërime, fraktura, lëndime dhe madje me pasoja fatale. Një në tre të moshuar, çdo vit rrëzohet me qindra herë dhe përfundon në urgjencë. "Disa studime kanë lidhur përdorimin e antidepresivëve me rrezikun e rënieve aksidentale, thyerjeve dhe brishtësisë sidomos tek të moshuarit, por rezultatet deri më tani janë të përziera. Për të sqaruar çështjen studiuesit irlandezë kanë zgjedhur 1.998 individë mbi 60-vjeç dhe nga këta, shpjegon kërkuesja, "7.8% kishin simptoma të rëndësishme depresive dhe 4.9% ishin duke marrë barna kundër depresionit". Ecja e të gjithë pjesëmarrësve u vlerësua në mënyrë të gjërë, si nëpër shkallë dhe në ngjitjen apo zbritjen e një minimumi prej tetë shkallësh. Artikulli vazhdon, ecja e individëve me simptoma depresioni rezultoi mesatarisht më e ngadalshme (4-7 centimetra në sekondë më pak) sesa të moshuarit jo në depresion. Por papritur pjesëmarrësit e trajtuar me antidepresivë ecnin edhe 14 cm/s më ngadalë sesa ata që nuk ishin në terapi. "Ka shumë shpjegime rreth marëdhënies ndërmjet antidepresivëve dhe ecjes anormale" shpjegon Donoghue. P.sh këto barna kanë një numër efektesh anësore që mund të ndikojnë në ecje, midis të cilave ngurtësi të muskujve dhe përgjumje. "Rezultatet tona sugjerojnë një vlerësim të ecjes dhe rrezikut të rrëzimit tek të moshuarit me simptoma depresioni, sidomos kur përdorin barna kundër depresionit" përfundon studiuesi.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC