qer182014
Droga të zgjuara, mefedroni ngatërohet me ecstasy
Ndryshe nga sa mendojnë shumë konsumatorë të drogave rikreative si mefedroni, i përdorur në produktet që shiten online si kripëra për banjo apo prodhime me origjinë vegjetale, ka disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me Mdma, e njohur edhe si ecstasy. Ecstasy është 3,4-metilenediossimetanfetamina, në përgjithësi e gjëndshme në formë hapjesh, që i bën njerëzit miqësor dhe të disponueshëm. Rrit temperaturën e trupit, frekuencën e zemrës e presionin e gjakut dhe mund të provokojë trishtim edhe disa ditë pasi efektet e saj janë zhdukur. Ndërsa mefedroni, e quajtur ndryshe M-Cat ose Meow Meow, është 4-metilmetcatinon dhe e ka prejardhjen nga bima e khat, një gjysmë -narkotik me gjethe i përdorur në Korno të Afrikës dhe në gadishullin Arabik si euforizues. Sinteza e mefedroni është e njohur që nga viti 1929, por përdorimi i saj si drogë e ka origjinën në 2003. Në ndryshim nga ecstasy, metilmetcatinoni provokon sintoma astinence akute me mundësi të mëdha për të shkaktua varësi tek ata që e përdorin, kjo sipas një studimi të sapo publikuar në British Journal of Pharmacology. «Edhe nëse përdoruesit tregojnë se mefedroni prodhon efekte psikoaktive të ngjashme me ato të Mdma, dy substancat modifikojnë në mënyrë të ndryshme biokiminë cerebrale dhe të ndryshme janë dhe efektet negative që sjellin, sidomos nëse merren me përbërës të tjerë» thotë Richard Green, farmakolog i School of Life Sciences në Universitetin e Notingamit, anëtar i British Pharmacological Society. Bashkë me kolegët e tij Green ka bërë një rishikim sistematik të literaturës rreth këtij argumenti. «Kush përdor mefedroni priret që ta vazhdojë me doza të përsëritura për periudha të shkurtra dhe përdorimi kompulsiv mund të çojë në rrjedhoja negative, përfshirë rrezikun e varësisë» thekson kërkuesi, duke kujtuar që studimet paraklinike tek kafshët laboratorike shpjegojnë pse M-Cat mund të jetë më e dobishme se sa ecstasy. Para së gjithash mefedroni hyn më shpejtë në tru, duke dhënë një efekt më të shpejtë që zhduket në kohë të shkurtër. «Dhe ky pik ka të ngjarë të sjellë një sërë simptomash si astinenca akute që nuk verifikohen tek Mdma për shkak të përhapjes dhe eleminimit të saj të lehtë. Së dyti, M-Cat stimulon biokiminë cerebrale më shumë në drejtim të ecstasy duke i dhënë përdoruesit një ndjesi të fortë euforie që priret të stimolojë abuzimin. «Mesazhi që mjekët dhe konsumatorët duhet të kenë parasysh është se edhe pse barnat psikostimulante mund të duken të ngjashme, dallimet në mekanizmin e veprimit janë thelbësore për përcaktimin e efekteve negative» përfundon Green.