Farmaci

nën72017

Varësia nga opiatet, terapitë e krahasuara nuk tregojnë inferioritet

Sipas një studimi të zhvilluar në Norvegji dhe të publikuar në Jama Psychiatry, naltrexone i injektueshëm me lëshim të zgjatur, i tregtuar me emrin e Vivitrol, duket se është i sigurt dhe efikas po aq sa administrimi ditor në rrugë orale i buprenorfine-naloxone për trajtimin e varësisë nga opiatet. "Deri më sot, naltrexone klorhidrat me lëshim të zgjatur nuk është krahasuar kurrë drejtpërdrejt me trajtimin e përshkruar më zakonisht për varësinë ndaj opiateve. Për të plotësuar këtë mungesë kemi dashur të përcaktojmë nëse trajtimi me naltrexone me lëshim të zgjatur në kohë do të ishte po aq efikas sa trajtimi ditor me buprenorfine klohridrat dhe naloxone klorhidrat në mos përdorimn e heroinës dhe substancave të tjera ilegale në individë të sapo desintoksikuar", shprehet autor i parë i studimit, Lars Tanum nga Universiteti i Oslos në Norvegji. Rreth 160 të rritur të varur nga opiatet që kishin përfunduar prej pak kohësh programet e trajtimit për toksiko-dipendencën janë grupuar në mënyrë rastësore që të marrin buprenorine-naloxone oral, nga 4 në 24 mg/die, ose naltrexone me lëshim të zgjatur në kohë, 380 mg në rrugë intramuskulare çdo 4 javë për 12 javë. Gjatë studimit çdo javë janë kryer teste të urinës për të zbuluar përdorimin e substancave narkotike.

Numri total i testeve negative për konsumin e opiateve nuk ishte në mënyrë domethënëse i ndryshëm mes grupeve dhe ditët e përdorimit të heroinës e opiateve të tjera të paligjshme që referoheshin nga pacientët nuk kishin ndonjë diferencë të madhe midis dy grupeve. Pjesëmarrësit që kishin marrë naltrexone me lëshim të zgjatur referonin një dëshirë më të vogël për të përdorur heroinë dhe një sodisfaksion më të madh për trajtimin në krahasim me pacientët që kishin marrë buprenorfine-naloxone. Efektet anësore të rënda kanë qenë të njëjta në të dyja grupet e trajtimit. "Naltrexone me lëshim të zgjatur duhet të merret në konsideratë si një opsion trajtimi për individët e varur nga opiatet", përfundojnë kërkuesit.


 

Jama Psychiatry 2017. Doi: 10.1001/jamapsychiatry.2017.3206 https://jamanetwork.com/journals/jamapsychiatry/fullarticle/2657484


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC