Ushqyerje

mar232021

Çrregullimet e ushqimit. Një medikament premtues mund të shndërrohet në terapi specifike

Për çrregullimin e të ngrënit të pakontrolluar (Binge eating disorder: BED), çrregullimi më i zakonshëm i të ngrënit, i karakterizuar nga episode të përsëritura të të ngrënit jashtë kontrollit, aktualisht nuk ka barna të aprovuara në Evropë, por farmakologët e Shoqatës Italiane të Farmakologjisë (SIF) po studiojnë molekulën e re, oleoylethanolamide,  e cila "mund të shndërrohet në barin e parë specifik". Studimi është objekt i një artikulli të botuar në "Neuropsycopharmacology Springer Nature Journal" dhe të prezantuar në Kongresin e 40-të Kombëtar të Shoqatës Italiane të Farmakologjisë.

 

Molekula që sjell risinë

Natyra, gjatë evolucionit, ka "zgjedhur" ata që kishin kapacitete metabolike dhe strategjike për të përthithur më mirë sheqernat dhe yndyrnat, por, në shoqërinë e pasur perëndimore, problemi i mbijetesës nuk ekziston më, ndërsa ushqimet kalorike janë vazhdimisht të arritshme. "Shumë ushqime, veçanërisht ato të pasura me sheqerna, përbëjnë një burim të menjëhershëm energjie për trupin dhe në të njëjtën kohë, stimulojnë çlirimin e dopaminës në tru, neurotransmetuesi i lidhur me motivimin dhe ndjenjën e kënaqësisë", shpjegon ekipi i drejtuar nga Silvana Gaetani (docente e Farmakologjisë në Universitetin Sapienza të Romës) dhe Carlo Cifani (docent i Farmakologjisë në Universitetin e Kamerinos), të dy koordinatorë të Grupit të punës "Obeziteti, Sindroma Metabolike dhe Çrregullimet e Ushqimit", në SIF. Risi është se tani një molekulë mund të ndihmojë njerëzit me çrregullime të të ngrënit të pakontrolluar. Quhet oleoylethanolamide dhe është "një bar që do të ndihmojë në parandalimin dhe kundërveprimin e çrregullimit të ngrënies së pakontrolluar". SIF-i shpjegon se "kënaqësia ndërmjetësohet nga neurotransmetuesi dopaminë që çlirohet nga ideja për të ngrënë, për të bërë seks, por edhe për të bërë pazar, ose duke marrë droga të tilla si ekstazia dhe kokaina: është pak si molekula e kënaqësisë. Në kontekstin e çrregullimeve ushqimore, problemi lind kur ngrënia nuk është më e dobishme ose një sjellje pro-shoqërore, por bëhet e detyrueshme, e pakontrollueshme dhe e përsëritur, aq sa çon në një patologji të vërtetë.

 

Lipidi sinjalizues që prodhohet në zorrë

"Çrregullimi më i zakonshëm i të ngrënit quhet çrregullimi i të ngrënit të pakontrolluar, karakterizuar nga episode të përsëritura të ngrënies jashtë kontrollit, të ngjashme me ato të bulimisë, jo të pasuara nga veprime kompensuese ose eliminuese, të tilla si provokimi i të vjellave ose vetadministrimi i laksativëve", shpjegon Cifani. Të prekurit, shpesh me kalimin e kohës zhvillojnë obezitet, si dhe një shqetësim të theksuar psikologjik, të karakterizuar nga depresioni, ankthi, vetëvlerësimi i ulët ose probleme të tjera që mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës".
Trajtimet më domethënëse dhe aktualisht në dispozicion për BED-in përfshijnë një kombinim të psikoterapisë dhe farmakoterapisë (kjo e fundit, zakonisht, ka në bazë barnat antidepresive). Sidoqoftë, shkalla e rikthimit është ende shumë e lartë. "Në laboratorin tonë të Departamentit të Fiziologjisë dhe Farmakologjisë së Sapienza, shpjegon Gaetani, për shumë vite kemi studiuar vetitë farmakologjike të oleoylethanolamides, një lipid i prodhuar nga zorrët tona pas një vakti dhe që e sinjalizon trurin tonë për një gjendje ngopjeje, në mënyrë që të kufizojmë konsumin e tepërt të ushqimit dhe të stimulojmë metabolizmin tonë për të djegur dhjamin".

"Me këtë studm të ri, vijojnë Adele Romano e Maria Vittoria Micioni Di Bonaventura (përkatësisht kërkuese në Sapienza dhe në Universitetin e Kamerinos), bashkautore të publikimit, sugjerojmë që kjo molekulë mund të jetë në gjendje të parandalojë dhe të kundërveprojë me BED-in, duke modifikuar funksionet e zonave specifike të trurit të aktivizuara nga stresi apo nga stimujt shpërblyes. Në Evropë nuk ekzistojnë barna të aprovuara për BED-in. Antidepresivët, në fakt, nuk janë efikasë për këtë çrregullim, sepse rikthimet që regjistrohen, janë shumë të larta".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC