shk42020
Bëhet testi i parë njerëzor i medikamentit të zgjedhur nga inteligjenca artificiale
Për herë të parë, një bar i zgjedhur me sistemet e inteligjencës artificiale do të testohet te njerëzit për trajtimin e çrregullimit obsesiv-kompulsiv. Kjo u njoftua nga ekipi i studiuesve të ndërmarrjes së re britanike Exscientia dhe nga ndërmarrja farmaceutike japoneze Sumitomo Dainippon Pharma, e cila e ka emërtuar barin eksperimental, "DSP-1181".
Bari, i zhvilluar në vetëm 12 muaj, përkundër 5 viteve që janë përgjithësisht të domosdoshme për të arritur në një provë të parë klinike, do të testohet në kontekstin e një studimi klinik te njerëzit.
Nëse testet e para klinike të kryera në Japoni do të jenë të suksesshme, do të kryhen eksperimente të mëtejshme, në pjesën tjetër të botës.
Deri tani, CEO i Exscienta-s, Andrew Hopkins shpjegon për BBC: "Kemi parë të përdoret inteligjenca artificiale për diagnostikimin dhe analizën e të dhënave të pacientëve, por ky është përdorimi i parë i saj i drejtpërdrejtë në krijimin e një bari të ri. Një moment historik në zbulimin e barnave që mund të revolucionarizojnë zhvillimin e terapive të reja në të ardhmen".
DSP-1181 u krijua duke përdorur algoritme që filtronin përbërje të mundshme, duke i krahasuar ato me një bazë të madhe me të dhëna parametrash. "Ka miliarda vendime të nevojshme për të gjetur molekulat e duhura dhe është një vendim i madh projektimi me saktësi i një medikamenti, tha Hopkinsi. Por bukuria e algoritmeve është se ato janë agnostike, kështu që mund të aplikohen për çdo sëmundje".
"Ky ishte viti i parë në të cilin një bar u krijua nga IA, por deri në fund të dekadës, të gjitha barnat e reja mund të krijohen potencialisht nga inteligjenca artificiale", përfundoi profesori.