Farmaci

qer202014

Shplarësit oral dhe rreziku ndaj tumoreve

tags: DENTIST
Shëndeti oral, kujdesi dentar, higjena e gojës janë të lidhur me rrezikun e tumorit në traktin e sipërm aerodigjestiv. Këto janë pikat ku hetohet në një studim multicentrik europian ku morën pjesë dhe kerkuesë italianë të Qendrës së Kancerit në Aviano të Spitalit në Pordenone, të laboratorit të Shëndetit Publik dhe Studimeve të Popullsisë të Universitetit të Padovas, të departamentit të Shkencave Mjekësore CERMS dhe CPO të Universitetit të Torinos. Kërkimi është fokusuar në produktet e përdorura për kavitetin oral, përmbajtja e tyre alkoolike dhe pasojat në prani të polimorfizmit të gjeneve që rregullojnë metabolizimin e alkoolit që janë të njohur për lidhjen me tumoret e traktin të sipërm aerodigjestiv. Studimi analizoi të dhënat e 1963 pacientëve me tumor në kavitetin oral, orofaringial, hipofaringut, laringut apo ezofagut dhe 1963 kontrolle të mbledhura nëpërmjet intervistave rreth zakoneve mbi higjenën orale dhe stilin e jetesës (pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, dieta, profesioni , problemet mjekësore, statusi socialo-ekonomik) dhe përmes analizave gjenetike të mostrave të gjakut. Përgjithësisht rreziku onkologjik rezultoi pothuajse dyfish tek pacientët me shëndet të dobët oral dhe kujdes të ulët dentar, ndërsa tek pacientët që përdornin shplarës oral 3 herë në ditë ishte trefishuar, ndoshta për shkak të përmbajtjes së alkoolit në shumë prej këtyre produkteve, megjithatë për këto evente nevojiten konfirmime të mëtejshme.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC