qer242014
Dyshime për efektivitetin e probiotikëve në kolikat neonatale
Tek foshnjat përdorimi i probiotikëve nuk duket se ka efekte të dobishme në trajtimin ose parandalimin e kolikave neonatale, një shqetësim frekuent në muajt e parë të jetës që manifestohet me të qara të pamotivuara. Kështu afirmon Valerie Sung, nga Murdoch Childrens Research Institute dhe Royal Children's Hospital në Australi, koordinator i një studimi të publikuar në British Medical Journal. "Kolikat e latantëve janë ndër shqetësimet më të zakonshme gastrointestinale që çojnë prindërit në pediatri dhe janë shpesh shkaku i shtrimeve në spital, ndryshimeve në dietë, përdorimi i barnave dhe ankthi i familjarëve duke humbur dhe ditët e punës" kujton kërkuesja Australiane që së bashku me kolegët verifikuan nëse Lactobacillus reuteri oral ishte në gjendje të reduktonte të qarin ose nervozizmin në 167 foshnja nën tre muajshe që ushqeheshin me gji apo qumësht lope. "Në total, 85 fëmijë u randomizuan në marrjen e probiotikut dhe 82 në marrjen e placebos për një muaj" nënvizon Sung. Rezultatet tregojnë se simptomat në grupin e trajtuar me probiotik ishin më intensive krahasuar me ato të grupit placebo, që zgjati për saktësi 49 minuta më shumë. "Fenomeni u vërejt vetëm tek fëmijët e ushqyer me qumësht lope, ndërsa tek ata të ushqyer me gji, shtimi i L. reuteri nuk bëri ndryshim" rimerr kërkuesja, duke theksuar se ky është studimi më i madh i randomizuar dhe i kontrolluar deri më sot rreth trajtimit me probiotikë tek fëmijët më kolika abdominale. L. reuteri nuk ka reduktuar as të qarat, as nervozizmin, nuk ka përmirësuar gjumin e foshnjave apo qetësinë e familjarëve dhe cilësinë e tyre të jetës. "Në bazë të këtyre të dhënave, probiotikët nuk mund të këshillohen tek fëmijët me kolika por nevojiten studime të mëtejshme për të identifikuar cilat nëngrupe mund të përfitojnë nga kjo terapi" përfundon kërkuesi. William Bennett Jr, pediatre në Universitetin e Mjekësisë në Indiana, shkruan në një editorial: "Në pritje të provave të mëtejshme për efikasitetin e probiotikëve, mund të trajtojmë më mirë fëmijët dhe prindërit duke i dedikuar më shumë burime për të studiuar më mirë ndërhyrjet që konsideroheshin efektive para zbulimit të probiotikëve: terapia mbështetëse, mbështetja sociale dhe efekti kohë".